Greqi, krizë edhe në sektorin farmaceutik

Farmacitë greke, foto arkiv
Shteti grek iu detyrohet farmacive dhe kompanive të medikamenteve miliona euro.
Autoritetet greke po përpiqen të shmangin një tjetër krizë në sektorin farmaceutik, ndërsa kompanitë e medikamenteve dhe farmacistët janë në borxh miliarda euro, pasi arkat e fondeve shtetërore të shëndetit janë bosh.
Farmacistet refuzojnë të japin ilaçe falas tek pacientët e siguruar, duke u shërbyer vetëm atyre pacientëve që paguajnë për ilaçe, ndërsa farmacistët nuk janë paguar nga shteti dhe ata nuk mund të paguajnë në këtë mënyrë furnizuesit.
Njerëzit po vuajnë, po shohim probleme dramatike çdo ditë, ne nga ana jonë nuk mund tju shërbejmë klientëve, sepse nuk jemi paguar, shprehen farmacistët.
Shteti i detyrohet farmacive rreth 250 milionë euro, dhe farmacistët nuk mund të paguajnë kompanitë e medikamenteve, duke krijuar një rreth vicioz që ka rezultuar në vonesa në dhënien e ilaçeve. /Katherini/
Përgatiti: E.L