Pranga 41-vjeçarit, plagosi një person, godit edhe policin

Prangoset, foto arkiv
Policia e Durrësit bën të ditur se një 41-vjeçar ka plagosur me thikë një person, ndërsa në momentin e arrestimit ka goditur edhe punonjësin e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku Adriatik Lala, ka plagosur për motive të dobëta një shtetas me inicialet E.H, 34 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.
Konflikti ka ndodhur ditën e djeshme në afërsi të tregut të fruta-perimeve në lagjen nr.12 në qytetin e Durrësit.
Efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të bërë arrestimin e 41-vjetarit, por në këtë moment ai ka goditur punonjësin e policisë së shtetit me inicialet A.V. /Mark Brungaj/