Greqi, “dritë” mbi misterin e vrasjes së dyfishtë në Kallamata
Policia greke vazhdon hetimet për zbardhjen e vrasjes makabre të emigrantit shqiptar dhe djalit të tij 3 vjecar, mbrëmjen e së martës, në fshatin Plati të Kallamatës (Greqi).
Policia ka në duart e saj materiale që mund të çojnë shumë shpejt në arrestimin e autorëve të krimit makabër. 24 orë pas lajmit të tmerrshëm, mund të
themi se policia e di shkakun e krimit; dallimet personale dhe ekonomike.
Duke folur në Newsit, mjeku ligjor Nikolaos Kotakidis, i cili bëri ekspertizën mjeko ligjore të 35 vjeçarit shqiptar dhe djalit të tij 3 vjeçar, tha se "vdekja e 35 vjeçarit është shkaktuar nga një plumb arme gjahu, ndërsa fëmija kishte vdekur i qëlluar me thikë në fyt."
Mbrëmë trupat e pajetë të 35 vjecarit dhe vogëlushit të tij 3 vjecar, iu dorëzuan të afërmve dhe sot do të sillen në Shqipëri, ku do t’iu jepet lamtumira e do të përcillen për në banesën e fundit.
Në fshatin Plati, ku jetonte emigranti shqiptar vitet e fundit, ende mbizotëron panik dhe tronditje e papërshkruar, ndërkohë që banorët shprehen se viktima Filip Mezani ishte një njeri që nuk kishte pasur asnjëherë konflikt dhe as ishte i dyshuar për diçka, për të mos folur për pafajësinë e vogëlushit 3 vjecar.
Vrasja e fëmijës, është ajo që e bën krimin më makabër dhe shkakton tronditje të thellë. Policia dyshon se krimineli mund te ketë patur frikë se fëmija e ka njohur dhe nuk ngurroi ta vrasë edhe atë. Lidhje te tjera Greqi, vritet shqiptari, theret me thikë i biri 3 vjecar