Justin Bieber, më i kërkuari në internet
SHBA - Këngëtari Justin Bieber u shpall personi më i kërkuar në internet, duke lënë pas yllin e reality show, Kim Kardashian, e cila mbante kreun e klasifikimit vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të faqes “Bing”, të cilët janë bazuar në më tepër se 1 miliard kërkime gjatë një viti, këngëtari 17-vjeçar është ngjitur 5 vende gjatë 2011-ës, në krahasim me vitin e kaluar që rënditej në vendin e gjashtë.
Bieber është mashkulli i vetëm i cili ndodhet në listën e 10 personave më të kërkuar në internet. Në vendin e dytë renditet Kim kardashian, e ndjekur nga Jennifer Aniston, Lindsay Lohan, Megan Fox, Jennifer Lopez, Britney Spears, Katy Perry, Lady Gaga dhe Miley Cyrus.
“Bing” publikoi edhe listën e lajmeve më të kërkuara në internet gjatë vitit 2011. Në krye të listës është lajmi për vdekjen e kryeterroristit Osama Bin Laden, i ndjekur nga informacionet për gjykimin e mjekut të Michael Jackson, Conrad Murray dhe tërmeti i fuqishëm në Japoni.
(er.nu/BalkanWeb)