Vdes aksidentalisht elektriçisti
SHKODËR- Një 50-vjeçar humbi jetën pasi ra në kontakt me tensioni e lartë ndërsa riparonte nëj difekt gjatë mbasditës së djeshme, në Velipojë. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë të ditur se ngjarja ndodhi në territorin e plazhit të Velipojës, ku Lec Lekaj, me profesion elektriçist, po punonte për riparimin e një defekti elektrik, kur nga kontakti me linjat e tensionit ka marrë një goditje fatale. Mësohet se 50-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, por nuk ka mundur të mbijetojë.