E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA: Shqipëria më e korruptuar se në 2010-ën

TIRANE- Transparency International Albania ka publikuar sot indeksin për korrupsionin në vendet e rajonit, ku Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas vetëm Kosovën.

Sipas TIA, vendi ynë ka bërë hapa prapa për sa i përket korrupsionit, krahasuar me vitin 2010-të.

Këtë vit Shqipëria renditet e 95-ta, 8 vende më poshtë se në 2010-ën. Kjo do të thotë se të gjitha vendet e rajonit, përvec Kosovës kanë tregues më të mirë se vendi ynë.

Transparency International Albania i rekomandon qeverisë të ketë në axhendën e saj “betejën antikorrupsion” një kusht ky edhe për integrimin në BE.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Shqipëria vendi më i korruptuar i Europës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›