Sot Dita Botërore kundër HIV/AIDS, ISHP: Në 2011-ën, 65 raste të reja
TIRANE – Sot, në Ditën Botërore të Luftës kundër HIV/AIDS, Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se të paktën 65 raste të reja me HIV pozitiv janë identifikuar gjatë këtij viti në vendin tonë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 478.
Sipas ISHP-së, të prekur nga virusi HIV janë 335 meshkuj, 143 femra, si dhe 24 fëmijë nën moshën 15 vjeç. 92% e rasteve të prekura rezultojnë të kenë marrë virusin në rrugë seksuale.
Nga të dhënat e ISHP-së, 161 persona ndjekin aktualisht terapi në Qendrën Spitalore Universitare, mes të cilëve edhe 14 fëmijë.
Ndërkohë, mësohet se në Shqipëri janë regjistruar 92 raste vdekjesh si pasojë e virusit.
Në Ditën Botërore të Luftës kundër HIV/AIDS, janë organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim informimin e popullatës për këtë sëmundje.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Fshati, 98% s’e kanë idenë e rrezikut nga SIDA