E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muri që ndali cunamin

Nga Express më 28 maj 2011 në ora 20:45

Fuda është një qytet i vogël me mbi 3.000 banorë, në bregdetin verilindor të Japonisë.

Më 11 mars, ai doli pothuajse pa dëme nga fatkeqësia e cunamit, që goditi Japoninë pas një tërmeti të fuqishëm.

Mrekullisht, atje nuk ka pasur asnjë vdekje ose dëmtim. E kjo, falë kryesisht murit të ndërtuar nga ish-kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Vamura Kotaku, në vitet shtatëdhjetë. Ai e ndërtoi atë si një mur gjigant, për ta mbrojtur këtë qytet.

Në fillim, të gjithë talleshin me këtë mur, duke e cilësuar si një “pengesë 16 metra e lartë” dhe atëherë, politikani që e ndërtoi atë, u dënua nga opinioni.

Por sot, politikani i vdekur dhe dikur i kritikuar, është njohur si një hero në vendin e tij.

“Mbeturina të parave publike, një shëmti, punë pamend dhe disproporcionale”, u akuzua ai atëherë nga japonezët.

E pikërisht në këtë mur, sot vendosen tufa me lule, në nderim të atij që e ndërtoi, pasi shpëtoi me mijëra jetë njerëzish, ish-kryebashkiakut Vamura Kotaku.

Kryetari i tanishëm i bashkisë, Hiroshi Fukavatari, është i kënaqur me punën e bërë nga paraardhësi i tij, pasi sipas tij, ai provoi efektivitetin e nismave qytetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›