Barça e magjishme, fitore e spektakël ndaj “Djajve”
ANGLI- Fiton Barcelona, sepse vazhdon të jetë skuadra më e fortë që ekziston. Fiton Barcelona, sepse çon drejt golit të tre sulmuesit e saj dhe ndërton të paktën dhjetë raste të pastra. Fiton Barcelona, sepse kundër kësaj skuadre, nëse luan ballazi, kthehesh në dhomat e zhveshjes me dinjitet, por detyrimisht i mundur. Në “Uembli”, “marsianët” e Pep Guardiolës kanë mposhtur 3-1 Mançester Junajtid, duke ngritur trofeun e katërt të Champions League në historinë e tyre dhe duke arritur Ajaksin dhe Bajernin e Mynihut në “pemën e artë”. Me këtë hap, duket se edhe Reali i Madridit, Milani e Liverpuli, do t’i shohin katalanasit shumë shpejt pranë numrit të tyre të trofeve. Sfida e mbrëmshme ka kurorëzuar si kampione të kontinentit skuadrën më të mirë, më magjiken dhe atë që të lejon të shijosh emocionet e vërteta të futbollit. Një ekip i bashkuar, i pamposhtur dhe spektakolar. Mjafton të shihet fakti se në fund trofeun nuk e ngriti Karles Pujol, kapiteni legjendar i kësaj Barcelone, por Erik Abidal, një njeri që vetëm tre muaj më parë luftonte me vdekjen, ndërsa mbrëmë luajti finalen e tij të dytë në Champions League. Por, kjo Barcelona ka një emblemë dhe ai e ka emrin Lionel Mesi, një mbret i vërtetë i futbollit, një futbollist i pamarkaueshëm dhe i aftë të shndërrojë situatat në të qindtat e sekondës. Një gol dhe shumë veprime klasi për argjentinasin, i konfirmuar si futbollisti më i mirë i planetit.
Pjesa e parë
Mançester Junajtid e ka nisur sfidën në një mënyrë agresive, duke detyruar Barçën të hutohet për të paktën 7-8 minuta. Por, “Djajtë e Kuq” nuk arrijnë të krijojnë një rast të vërtetë goli dhe Barcelona merr shumë shpejt frenat e lojës në dorë. Inkursionet e Vijës i detyrojnë mbrojtësit e Junajtid të bëjnë disa ndërhyrje me rrëshqitje, por kjo deri në minutën e 27-të. Ksavi e hap topin në të djathtë për Pedro Rodrigez dhe djaloshi katalanas shënon me një qetësi të admirueshme. “Tani do të fshehin topin dhe anglezët nuk do të duken më”, thuhej në tribunën e “Uemblit”. Por, në fakt jo. Kalojnë vetëm 7 minuta dhe Uejn Runi barazon me një aksion spektakolar, pas një kombinimi me Kerrik dhe Gigs. Në fundin e pjesës së parë, Vija ka një shans të artë, por pason në qendër për Mesin dhe ai shpërdorohet.
Pjesa e dytë
Goli i Runit ndërkohë ishte vetëm një shenjë se Mançesteri nuk do të dorëzohej lehtë, pasi në të vërtetë ndodhi ndryshe. Barça e rriti presionin dhe pas vetëm 9 minutash nga pjesa e dytë gjen golin me Lionel Mesin. Goditja e tij nga jashtë zone befason Van der Sar, që nuk ka çfarë të bëjë. Holandezi më pas u thotë “jo” dy goditjeve të Ksavit e Iniestës, por në minutën e 69-të vjen parabola e David Vijës. Në trekëndësh dhe e pakapshme. Goli mbylli llogaritë, megjithë presionin e Junajtid në minutat e mbetura. Krenaria e djemve të Ferguson nuk ka mjaftuar për të gjetur një tjetër gol në këtë sfidë.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)