Zuckerberg bëhet kasap!

Nga Express më 28 maj 2011 në ora 22:03
Marrëzia e fundit vjetore e David Zuckerberg, krijuesi i rrjetit social Facebook, është më makabre se kurrë.
Sipas revistës “Fortune”, misioni që miliarderi 27-vjeçar i ka vënë vetes për vitin 2011 është të hajë vetëm mishin e kafshëve të vrara me duart e tij.
Sipas “Fortune”, praktika në fjalë i është prezantuar 27-vjeçarit nga kuzhinierja Jesse Cool, që e ka marrë në fermën e saj në Palo Alto, duke i dhënë mundësinë të vrasë dhi, derra dhe pula.
Vendimi në fjalë ka shkaktuar polemika në rrjetin e krijuar nga vetë Zuckerberg dhe është shumë ndryshe nga ai i vitit 2009, kur ai vendosi të mbante kravatë çdo ditë dhe të mësonte gjuhën kineze.