E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, liderët pritet të rinisin bisedimet për dorëzaninë e dytë

Masat e reja të kursimit janë kusht për dorëzaninë e re prej 130 miliardë eurosh nga BE-ja dhe FMN-ja dhe për fshirjen e 100 miliardë eurove borxhe të sektorit privat. Athinës i duhen paratë deri në mars në mënyrë që të shmangë falimentimin e sigurt.

Bisedimet e së dielës mes kryeministrit grek, Lukas Papademos me liderët e tri partive të koalicionit, përfunduam pa një marrëveshje.

Ndërkohë, liderët gjermanë dhe francezë pritet të takohen në Paris.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Nikolas Sarkozi- të cilët kanë punuar ngushtë në zgjidhjen e krizës së borxheve të Eurozonës- do të marrin pjesë në një takim kabineti franko-gjerman në kryeqytetin francez./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-06 11:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›