E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Qarkun e Kukësit mbyllen shkollat për një javë

Shkollat janë mbyllur që prej ditës së sotme. “Nga dita e sotme të gjitha shkollat fillore, 9 vjeçare dhe  të arsimit të mesëm janë mbyllur deri në fillim të javës së ardhshme”, tha Ylli Metalia, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sistemit parauniversitar në Kukës.

Në rrethin e Kukësit  janë mbyllur 42 shkolla  të arsimit 9 vjeçar dhe  9 shkolla të arsimit të mesëm,  në rrethin e Hasit 20 shkolla  të arsimit të 9 vjeçar dhe 2 shkolla të  arsimit të mesëm dhe në  rrethin e Tropojës  31 shkolla të arsimit 9 vjeçar dhe 6 të arsimit të mesëm. /Start/

                                                                                             2012-02-06 12:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›