E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretëresha britanike shënon 60-vjetorin e marrjes së fronit

Më herët ajo tha se po ia dedikonte veten “përsëri shërbimit ndaj jush”.

Mbretëresha po ashtu tha se ndjehej “thellësisht e prekur” nga mbështetja e treguar për jubileun e saj të diamanttë, i cili do të festohet në muajin qershor.

Mbretëresha 85 vjeçare, zakonisht e kalon privatisht ditën e ardhjes në fron, ditë në të cilën i ati, George VI, vdiq në vitin 1952, por këtë vit do të ketë dy angazhime në Norfolk.

Këtë vit ajo po viziton Bashkinë e qytetit King's Lynn. Edhe pse koha është tepër e ftohtë, turma të mëdha njerëzish janë mbledhur për të përshëndetur Mbretëreshën./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-06 12:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›