E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në Siri, ushtria bombardon Homsin

Një korrespondent i “BBC”-së nga Siria thotë se sulmet rinisën mëngjesin e të hënës teksa shpërthimet janë konstatnte çdo 30 sekonda.

Ndërkohë, Rusia dhe Kina mbrojtën veton e tyre ndaj projektrezolutës së paraqitur nga Liga Arabe në Këshillin e Sigurimit, në të cilën kërkohej largimi i Asadit. Ky veprim ka zemëruar së tepërmi kundërshtarët e Presidentit Bashar Al-Asad në Siri.

Paul Wood i “BBC”-së, i cili u përpoq të hynte në Homs, tha se bombardimi i qytetit ka rinisur në orën 06:00 të mëngjesit.

Sulmit të ushtrisë me artileri po i kundërpërgjigjen disa kryengritës me armë automatike./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-06 11:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›