Ministria e punës dhe amabsada italiane projekt punësimi

"Dua të punoj si saldator, pastrues, sekretare, në ndërtimi" këto janë disa nga kërkesat shqiptarëve që duan të punojnë në Itali. Kapacitetet e tyre në këtë fazë të dytë të aplikimeve janë 190 persona të cilët janë të regjistruar si të papunë.
Ministria e Punës dhe ambasada Italiane, që nga muaji mars kanë nisur një projekt të përbashkët për të asistuar tek qindra shqiptar punësimin e tyre në shtetin fqinjë. Ministri i Punës Spiro Ksera tha se kjo skemë ndikon në uljen e papunësisë, ndërsa ambasadori Italian Masimo Gaiani tha se një pjesë e mirë e shqiptar integrohen në tregun e punës dhe gjuha italiane i ndihmon ata të punësohen më shpejtë.
Projekti i parë pilot në këtë drejtim është bërë në mars të këtij viti. 250 aplikuesit iu nënshktruan konkurseve të formimit gjuhësor dhe profesional. Nga këta 216 kanë marrë certifkatën e përfundimit të kursit dhe mund të punësohen vetëm kur sipërmarrësi italian është i gatshëm ti punësoj ata. Ndërsa profilet ku ka mundësi punësimi janë në punimin e metaleve, përgatitës makinerie, saldator, montator mekanik, operator apo marangoz.