E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, masakrohet barbarisht 35 vjecari shqiptar

KRETE- Një 35 vjecar shqiptar në Greqi ndodhet mes jetës dhe vdekjes pasi është bërë pre e një dhune të paprecedentë nga disa persona në qytetin Hania në ishullin e Kretës.
Gjithcka ka nisur mbrëmjen e së premtes, kur shqiptari është shtruar në spitalin e Hanias në gjendje të rëndë. Shqiptari kishte thënë fillimisht se ishte dëmtuar në tualetin e shtëpisë, por nuk u besua nga policët.

35 vjecari shqiptar iu nënshtrua ekzaminimeve të para, pas të cilave u vërtetua se ishte goditur shumë rëndë në gjoks.
Gjatë qëndrimit në spital, gjendja e tij shëndetësore është rënduar më tej. Pacienti ka patur temperaturë të lartë dhe më pas i është nështruar sërish një seri ekzaminimesh. Sipas kirurgëve, pacienti ka dëmtime të rënda në mëlci, mushkëri dhe në organe të tjera.

Sipas policisë, e cila ka nisur hetimet e menjëheshme, 2 pistat e hetimit janë: shqiptari të jetë bërë pre e një hakmarrje nga të afërmit e të dashurës së tij, të cilën e kishte braktisur, ndërsa pista e dytë është borxhi i lartë që kishte. Drejtori i spitalit e cilësoi rastin në fjalë si një dhunim të rëndë dhe cnjerëzor.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›