Berisha: Policia e Shtetit, përputhje me detyrimet që dalin nga procesi i heqjes së vizave Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, njoftoi sot se në mbledhjen e Qeverisë, se do të vazhdojë ristrukturimi i Policisë së Shtetit, në përputhje me obligimet e reja të Shqipërisë, që dalin nga procesi i heqjes së vizave. Gjatë fjalës së tij, ai tha se vazhdon reforma e policisë dhe këtë herë jo me shkurtime, por hiqen nga objektet 200 inspektorë dhe punonjës të Policisë së Shtetit dhe dërgohen që të gjithë në policinë e kufirit. “Sepse procesit të heqjes së vizave, duhet t’i përgjigjemi me shkallë më të lartë të përgjegjësisë në sektorin e migracionit, të luftës kundër drogës. Në përputhje me obligimet e reja madhore që dalin nga procesi i heqjes së vizave, të gjithë sektorët që kanë të bëjnë me objektivat dhe kërkesat e udhërrëfyesit duhet të konsolidohen gjithnjë e më shumë”, u shpreh Kryeministri. Në këtë kontekst, ai theksoi se është bërë e qartë se sistemet tona janë ndër më modernet, duke informuar se një tjetër gjysmë milion euro është për fuqizimin e serverëve dhe të të gjitha potencialeve të këtyre sistemeve.