E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vijon turin derë më derë, fton qytetarët në protestë

TIRANE- Gjatë turit derë më derë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur këtë të mërkurë në njësinë numër 1 në kryeqytet në afërsi të Liceut Artistik. 
Gjatë takimeve spontane me banorët e zonës, kryesocialisti i ka ftuar ata të marrin pjesë në valën e re të protestave, që sipas Ramës do të karakterizohen nga rezistenca qytetare.

Banorët kanë shfrytëzuar takimin me kreun e opozitës për ti shprehur atij shqetësimet për rritjen e papunësisë, faturave të ujit, energjisë dhe përkeqësimit të jetesës.

“Pasnesër në orën 18:00 të gjithë në sheshin Skënderbej për të bërë një protestë paqësore me rezistencë të fortë. Kur qeveria ta merr votën dhe po nuk ja dhe, ajo nuk do të dijë më për ty sepse votën ta merr, nuk të shërben, nuk të dëgjon, nuk të shikon, të merr me vete në humnerën e borxheve sepse në fund fare për atë karrigen e vet e merr votën. Që të mos ndodhi më kjo duhet të protestojmë ” u tha Rama qytetarëve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›