E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i Nimet Zenelit: Ja si e ekzekutoi Aldo Bare djalin tim

TIRANË- “Njerëz të shumtë më kanë pohuar se djalin tim e ka vrarë vetë kreu i bandës së Lushnjes Aldo Bare”. Kështu ka deklaruar në seancën e rradhës sot Ramazan Zeneli, babai i Nimet Zenelit duke akuzuar direkt dhe në prani të vetë Aldo Bares, kreun e bandës së Lushnjes. I moshuari Zeneli ka pohuar madje se për të fshehur këtë të vërtetë njerëz të ndryshëm madje dhe të armatosur më kanë bërë presion që të mos flas.

Seanca është zhvilluar sot me të tjera dëshmi nga ata që cilësohen si dëshmitarë kyc.Vjehrri i Gramoz Selmanit, kundërshtarit të fortë të Aldo Bares akuzoi sërish edhe ky kreun e bandës së Lushnjes se ishte pikërisht ky që kërkonte kokën e Gramoz Selmanit. “Nën këto presione, - tha ai Gramozi u detyrua të ikte dhe mos kthehej”.

Kujtojmë këtu se pak senca më parë Gramoz Selmani i cili konsiderohej dëshmitari kyc ka rrëfyer para trupit gjykues të gjitha vrasjet e organizuara nga Banda e Lushnjes. Prania e Gramoz Selmanit shkaktoi reagimin e avokatëve mbrojtës të cilët akuzojnë atë se është autor në gjashtë vrasje.
Por deri tani prokuroria nuk ka formuluar asnjë akuzë ndaj tij. Gramoz Selmani, është i vetmi dëshmitar okular i mbetur gjallë. Sipas prokurorisë, Nimet Zeneli u vra vetëm pse ndodhej nën shoqërinë e kundërshtarëve të bandës, gjë të cilën e theksoi në dëshmi edhe i ati i tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›