Greqi, masat e ashpra financiare votohen sot në Parlament
ATHINE - Në ora 14 00 në parlamentin grek do të fillojë debati për marrëveshjen e kredisë së re, në një klimë shpërthyese që ekziston në mesin e deputetëve të dy partive më të mëdha.
Jorgos Papandreu dhe Antonis Samaras kërkuan dje disiplinë në radhët e deputetëve të partisë, por ka shumë prej tyre, që kanë deklaruar se do të votojnë kundër kontratës së re.
Diskutimi mbi paketën e masave nga deputetët në Parlament, do t'i lërë radhën votimit, që pritet të përfundojë në rreth orës 2.00 pas mesante.
Ligji do të quhet i miratuar nëse merr shumicën relative të votave, por në asnjë rast me pak se 120. Dje, ai u diskutua dhe pranua nga shumica e Komisionit parlamentar të Ekonomisë.
Në një mesazh drejtuar deputetëve dhe popullit grek në prag te miratimit nga parlamenti te paketes se masave, kryeministri Papadhimos mesazh tha dje se "Parlamenti ka të dielën një përgjegjësi historike”. Ai i ftoi deputetet ta miratojne paketën e masave qe eshte parakusht për ndihmën 130 miliardë euro.
Papadhimos theksoi sqaroi se ndihma i jep mundësi vendit të reduktojë borxhin dhe e cilesoi atë shansin e fundit për të shpëtuar vendin. “Pa sakrifica nuk mund të shpëtojmë. Të shohim në sy popullin grek, t'i shpjegojmë se nga marrëveshja varet e ardhmja e vendit dhe se falimentimi ka pasoja tepër negative. Papadhimos theksoi se miratimi i ndihmes mbron qëndrimin në euro dhe në Evropë dhe të drejtat kombëtare", tha Papadhimos.
Ndërkohë që deputetët debatojnë dhe votojnë masat, sindikatat dhe lëvizja PAME kanë paralajmëruar një tubim shumë të madh para godinës së parlamentit dhe kanë ftuar qytetarë nga e gjithë Greqia për të marrë pjesë në të, për të kundërshtuar masat dhe miratimin e tyre nga Parlamenti.
Policia ka marrë masa për të siguruar punimet e Parlamentit deri në përfundim të tyre.