Pr/ligji për akcizën, Tahiri: Votimi, nul ligjor

Sjmir Tahiri
Deputeti socialist, Sajmir Tahiri e ka quajtur nul, votimin e sotëm në Kuvendin e Shqipërisë për pr/ligji për akcizën.
Tahiri deklaroi se deputetët e opozitës nuk kishin vendosur kartat, ndaj PS nuk e njeh votimin e sotëm të pr/ligjit për akcizën.
Kuvendi miratoi sot në seancën plenare me 68 vota pro, pa pjesëmarrjen e opozitës në këtë votim, ndryshimet në p/ligjin Për akcizat, që zëvendëson ligjin e vitit 2003, që ka si risi kryesore që administrimi i akcizës për prodhimin vendas dhe importin të bëhet nga dogana.
Ligji “Për akcizat” parashikon që duke nisur nga data 1 tetor, taksa e akcizës të administrohet vetëm nga dogana. Ndryshimet ligjore synojnë të përafrojë standardet e kërkuara nga BE dhe unifikojnë procedurat dhe standardet dhe u hartuan me ndihmën e BE-së, në kuadër të programit IPA 2007. /E.L/