E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi mbyllen paqesisht protestat

Dita e mbushur me greva e protesta të punonjësve civilë e atyre me kontratë u mbyll paqësisht nën dritën e qirinjve jashtë dyerve të gjykatës së lartë në Greqi. Më herët në shenjë proteste punonjësit e sektorit publik dhe ata me kontrata marshuan para ministrisë së Punës me pankartat "Duam punë permanente tani".

Reduktimi i pagave, anulimi i kontratave afatshkurtra, transferimet dhe pushimet nga puna janë vetëm disa nga reformat e zbatuara nga qeveria që nga fillimi i vitit me qëllim reduktimin e kostove shtetërore dhe rritjen e konkurrencës.

Më të goditurit kanë qenë punonjësit e sektorit publik të cilëve u është reduktuar paga në masën 15% ndërsa mijëra punonjës afatshkurtër janë përballur me mungesën e rinovimit të kontratave të tyre. E ndërsa cështja është për gjykim në Gjykatën e Lartë aty u mblodhën dhe qindra punonjës që bënë thirrje për një vendim në favor të tyre duke ndezur qirinjtë në heshtje. Protesta vjen ndërsa zyrtarë të BE-së dhe FMN-së janë ende në Athinë për të vlerësuar progresin e qeverisë së Athinës që do të lejonte më pas dhe marrjen e këstit të 4 të paketës së ndihmës, thënë ndryshe 15 miliard euro që duhet të akondrohen gjatë muajit mars.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›