BE Lajcak pa rezultat ne Tirane. Brukseli dergon Ashton

Bashkimi Evropian eshte i shqetesuar qe misioni ndermjetesues i tij permes te derguarit Mirosllav Lajçak,duket se nuk po jep ende rezultatet e duhura ne Shqiperi.Kete e tregoi edhe seanca e mbremshme ne Parlamentin shqiptar, e cila perfundoi me sharje dhe grushta,si dhe bllokimi i pergatitjeve per zgjedhjet lokale te parashikuara per 8 maj.Nisur nga kjo situatë Zëdhënësja e Komisionerit europian Natasha Batler do të mbërrijë nesër në Tirane.
"Puna dhe diskutimet ne parlament duhet te jene ne harmoni me aspiratat evropiane te popullit shqiptar.Eshte pergjegjesia e autoriteteve politike shqiptare që të vendosin një dialog demokratik mes tyre në mënyrë urgjente", tha Natasha Butler, zedhenese e Komisionerit Stefan Fyle.
Për sa i përket pergatitjeve per zgjedhjet lokale te 8 majit dhe kerkesen e opozites per zgjedhje te parakohshme,Butler u shpreh: "Nuk kam koment te veçante per zgjedhjen qe ben njera apo tjetra pale. Ajo qe kerkohet tani eshte dialogu konstruktiv mes qeverise dhe opozites. Gjerat jane bere shume te qarta ne letren e Komisionerit Fyle. Pra, duhet plotesuar kuadri ligjor per zgjedhjet. Siç e dini, ne zgjedhjet e 2009-s Shqiperia nuk i plotesoi disa kritere nderkombetare dhe OSBE ODIHR-i ka dhene rekomandime te veçanta per kete qellim.Ne presim te zbatohen keto rekomandime te OSBE ODIHR-it", vijon Buttler.
Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është theksuar në vazhdimësi nga BE dhe plotësimi i standarteve europiane në zgjedhjet e 8 majit ritheksohet sërisht pasi Shqiperia eshte vend ne rrugen e integrimit evropian dhe kuadri elektoral duhet t'u pergjigjet normave te Bashkimit Evropian.
Gjovalin Kola