Berisha-Rama ne nje mendje Te rikthehen abonete

Ndonese nga dy ambiente te ndryshme mesazhi qe kryeministri Sali Berisha dhe kryebashkiaku Edi Rama kane derguar ka qene i njejti Ti rikthehen abonete qytetareve ne te kundert operatoret publike do te ndeshkohen.
Per kreun e qeverise masat qe do te merren ndaj operatoreve jane ekstreme nga heqja e licences e deri tek ndjekja penale e operatoreve te sherbimit te transportit publik. Ndersa per kreun e Bashkise ky veprim konsiderohet si i patolerueshem dhe institucioni qe ai drejton do ti ndeshkoje operatoret me gjobat perkatese.
Deklarata e kryetarit te Bashkise Edi Rama ka ardhur gjate inaugurimit te korsise se dedikuar per autobuse ne bulevardin Gjergj Fishta duke i treguar ne kete menyre operatoreve se Bashkia po ploteson kerkesat e tyre per korsi te dedikuara. Duke iu kerkuar qytetareve qe ta mirepresin kete risi ne menaxhimin e transportit publik Rama preku edhe problemin me te nxehte aktualisht ne transportin mosnjohjen e aboneve.
U kemi bere te qarte te gjithe operatoreve ne Tirane se pavaresisht veshtiresive objektive qe ata kane per shkak te nje politike te mbrapshte te qeverise lidhur me taksen e importit dhe kreditimin e TVSH-se qe per te mbeshtetur pikerisht transportin publik ne gjithe boten jane te ndara nga mjetet e tjera eshte e patolerueshme qe te penalizohen qytetaret dhe qe abonete apo te gjithe kartat e tjera qe njihen nga ligji te refuzohen per qytetaret.
Keto dite qe kane kaluar me kete veprim konsiderohen prej nesh si te patolerueshme dhe do te ndeshkohen me gjobat perkatese - u shpreh ai. Kryebashkiaku u ka bere thirrje shoqerive te transportit publik qe te njohin qe sot abonete si dhe mikepresin ne autobuset e tyre te gjithe ata qe kane kartat e vecanta qe mundesojne udhetimin falas.
Nga ana tjeter kryetari i bashkise Edi Rama i ka kerkuar qeverise te marre ne konsiderate lehtesite fiskale qe kerkojne operatoret e linjave te transportit urban per sa i perket taksave pasi ata duhen diferencuar nga mjete te tjera.
Rama akuzon se rritja e ketyre taksave eshte politike e qeverise per te fituar betejen per Tiranen ne zgjedhjet vendore te 8 majit. Qeveria dhe kreu i qeverise nuk duhet te penalizojne transportin publik qytetin dhe qytetaret per arsye politike dhe duhet te konsiderojne domosdoshmerine e rishikimit te takses se importeve dhe kreditimit te TVSH-se per mjetet e transportit publik ne te gjithe Shqiperine sepse keto jane per levizjen normale ne qytetet tona te te gjithe qytetareve pa dallim te majte e te djathte - perfundoi kreu i Bashkise.
Kryeministri Berisha ka qene me i prere per sa i perket deklaratave te tij. Ai ka kerkuar heqjen e menjehershme te licencave si dhe ndjekjen penale te ketyre subjekteve. Tu heqesh abonete qytetareve dhe te behesh qyteti i vetem ne bote qe nuk u jep lehtesine e abonese disa kategorive eshte e patolerueshme.
Ata do te humbasin licencen ne menyre perfundimtare - u shpreh kryeministri Berisha gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Sipas kryeministrit ligji eshte i detyrueshem per te gjithe e ne kete menyre operatoret e transportit publik duhet te lejojne udhetimin falas te disa kategorive te caktuara si veteranet invalidet te semuret studentet te kene nje qendrim teresisht shume lehtesues ne transport. Te hapet tregu dhe kusht te jete abonoja dhe respektimi i saj.
Ndersa ata te shkojne ne prokurori per ndjekje penale pasi kane thyer jo nje por disa ligje te vendit u bene zot te rrugeve te qytetit e te qytetit per te ndeshkuar qytetaret - ka perfunduar fjalen e tij Berisha duke i lene ne kete menyre barren e zgjidhjes ministrit te Transportit Sokol Olldashi si dhe Prokurorise se Tiranes.
Per sa i perket pjeses qe duhet te permbushe Bashkia e Tiranes kryebashkiaku ka pohuar se brenda vitit 2010 do te perfundoje projekti Transporti Multimodal Korsite e Dedikuara dhe Rritja e Sigurise Rrugore. Nje projekt ky qe pritet te permbyse situaten ekzistuese ne transportin publik dhe te krijoje nje standard te ri ne levizje duke qene se mjetet e sherbimit publik autobuzet ambulancat etj. bicikletat kembesoret marrin prioritet ne levizjen ne rruge ne raport me makinat dhe mjetet private.
Pas deklarates se kryetarit te bashkise se Tiranes mesohet te jete mbledhur shoqata e transportit publik per te diskutuar se si do te veprojne kur nga njera ane si presion ndaj qeverise kane ndeshkuar qytetaret qe gezojne me ligj te drejten e udhetimit falas por nga ana tjeter kane shkelur nje kontrate te nenshkruar me bashkine e Tiranes per ushtrimin e ketij aktiviteti.
Kryebashkiaku Edi Rama ka kerkuar njohjen e aboneve dhe dokumenteve te tjera te cilat lejojne udhetimin falas te disa kategorive te caktuara. Ai u ka bere thirrje operatoreve te sherbimit urban qe te njohin sot abonete ne te kundert Bashkia do ti gjobise.
Kryeministri Sali Berisha ka kercenuar transportin publik se nese nuk njohin abonente do tu heq licencen e biznesit. Berisha gjithashtu ka kerkuar edhe ndukjen penale te operatoreve te transportit publik per shkak te problemeve qe kane krijuar me mosnjohjen e aboneve
Shoqata e transportit publik eshte mbledhur ne nje mbledhje urgjente per te diskutuar se si do te veprojne pas presionit te Kryeministrit dhe Kryebashkiakut ne lidhje me mosnjohjen e aboneve.
Dje ne komisionin parlamentar te eshtjeve Sociale dhe Shendetesise u diskutua per largimin e infermiereve te Spitalit Ushtarak nga puna
Pushimi nga puna i 40 infermiereve debat ne komision
Largimi nga puna i 40 infermiereve te Spitalit Ushtarak eshte kthyer ne debat dje ne Komisionin Parlamentar te eshtjeve Sociale dhe Shendetesise. Deputetet e Partise Socialiste i kane kerkuar shpjegime drejtorit te Spitalit Ushtarak Bedri Mihaj ne lidhje me pushimin e tyre nga puna. Ky i fundit shpjegimin e tij e ka nisur me faktin se nuk ka pushur nga puna 40 infermiere por 36 prej tyre.
Sipas drejtorit Mihaj infermieret e larguara nga puna nuk plotesonin standardet dhe se kishte edhe nga ato qe ishin pa arsimimin perkates madje kishin mbaruar veterinari ose bujqesorin. Nderkohe deputeti i PS-se Eltar Deda ka kerkuar shpjegime nese keta punonjes jane pajisur me ndonje shkrese zyrtare me arsyet perkatese per largimin e tyre dhe nese zevendesuesit e tyre i plotesojne standardet.
Drejtori i Ushtarakut Mihaj jo vetem qe nuk i ka dhene pergjigje kesaj pyetje por debati mes tyre ka vazhduar deri ne piken kur deputeti i PS-se Deda ka braktisur komisionin duke akuzuar se Mihaj e ktheu ceshtjen ne arsye personale.
Nderkohe deputet e PS-se i kane kerkuar shpjegime drejtuesit te Ushtarakut edhe sa i takon dhenies se sherbimit te dializes nje spitali privat. Komisioni nuk mund te zhvillohet ne kete menyre. Drejtori tiu jape pergjigje pyetjeve qe shqetesojne koleget e tyre dhe jo te kaloje ne debate personale - thekson Deda.