Prokuroria flet per kapjen e 10 kg kokaine me vlere 1 milion euro dhe detajet e hetimi
Tirane 2 Nentor 2010 NOA - Prokuroria per Krime te Renda tha sot se ne bashkepunim me Drejtorine kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe Degen e Doganes Durres realizuan fazen permbyllese te nje hetimi i cili u finalizua me arrestimin ne flagrance te krimit te dy personave qe synonin te importonin ne Shqiperi nje sasi prej rreth 8 kg kokaine me nje vlere tregu te brendshem prej rreth 500.000 euro dhe ne tregun e jashtem mbi nje milion euro.
Hetimet lidhur me kete procedim kane filluar nje muaj me pare pas komunikimit mes autoriteteve gjyqesore te Holandes dhe Prokurorise se Pergjithshme te cilat ne baze te hetimeve te kryera prej tyre kishin identifikuar ne portin e Roterdamit nje ngarkese prej 8 kg kokaine te fshehur ne paletat e nje ngarkese me thase orizi nisur nga qyteti Santa Cruz i Bolivise me destinacion portin e Durresit.
Gjate periudhes se tranzitimit te ngarkeses nga Roterdami ne La Valeta Malte dhe deri ne mberritjen ne Durres u mbajten komunikime te vazhdueshme dhe kembim i frytshem informacioni mes autoriteteve holandeze malteze dhe Zyres se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme.
Prokuroria e Pergjithshme ne bashkepunim me autoritetet holandeze autorizoi lejimin e metodes se posacme te dorezimit te kontrolluar ne mbeshtetje te Protokollit te dyte shtese te Konventes se Keshillit te Evropes Per ndihmen e ndersjelle juridike ne fushen penale.
Strukturat antidroge te Policise se Shtetit ne bashkepunim me sherbimin doganor ne kontakt te vazhdueshem dhe efikas me Prokurorine realizuan permbylljen me sukses te ketij hetimi.
Departamenti kunder Krimit te Organizuar dhe Krimeve te Renda procedoi me organizimin e operacionit koduar Kontenieri Latin qe u shoqerua me perdorimin e suksesshem te metodave te posacme te hetimeve qe parashikon legjislacioni ne fuqi.
U arrestua ne flagrance te krimit te trafikimit te narkotikeve i kryer ne bashkepunim
Ergys Salku 23 vjec lindur dhe banues ne Tirane. Gjithashtu u urdherua ndalimi i menjehershem i 37-vjecarit Eduard Shaban Pelushi lindur dhe banues ne Tirane.
Ky hetim eshte i rendesishem jo vetem per shkak te bashkepunimit te suksesshem nderkombetar dhe te koordinimit shume te mire te strukturave ligjzbatuese ne Shqiperi por edhe sepse eshte nje nder hetimet me te rendesishme e me sasine me te madhe te kokaines se sekuestruar me destinacion territorin e Republikes se Shqiperise.
e.r/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/33565-prokuroria-flet-per-kapjen-e-10-kg-kokaine-me-vlere-1-milion-euro-dhe-detajet-e-hetimititleProkuroria flet per kapjen e 10 kg kokaine me vlere 1 milion euro dhe detajet e hetimitheme blue nickagjencianoa