Basha me Ghaith flasin per recesionin global dhe reformat ne Shqiperi

Tirane 3 Nentor 2010 NOA - Ministri i Brendshem Lulzim Bashapriti sot ne nje takim Zv.ministrin e Jashtem te Emirateve te Bashkuara Arabe Z. Khalid Ghanimal Ghaith.
Basha dhe z. Gaith vleresuan nivelin e larte te bashkepunimit mes dy vendeve dhe shprehen gatishmerine per cuarjen perpara dhe konkretizimin e marreveshjeve te bashkepunimit dypalesh.
Ministri informoi funksionarin e larte te Emirateve te Bashkuara Arabe mbi aspektet kryesore te reformave te qeverise Berisha qe kane mundesuar nje progres solid te ekonomise pavaresisht recesionit ekonomik ne nivel global.
Basha u shpreh gjithashtu ne takim se qeveria Berisha i ka kushtuar nje vemendje te vecante jo vetem lehtesirave per investimet e huaja ne Shqiperi por edhe krijimit te nje klime sa me te sigurt per zhvillimin dhe suksesin e tyre.
Treguesit e rendit dhe sigurise ne vend jane garancia me e mire per zhvillimin ne nje klime me se te sigurt te investimeve arabe te cilat jane te mirepritura ne Shqiperi -deklaroi Ministri i Brendshem Lulzim Basha ne takimin me Zv.ministrin e Jashtem te Emirateve te Bashkuara Arabe Z. Khalid Ghanimal Ghaith.
e.r/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/33568-basha-me-ghaith-flasin-per-recesionin-global-dhe-reformat-ne-shqiperi-titleBasha me Ghaith flasin per recesionin global dhe reformat ne Shqiperi theme blue nickagjencianoa