E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozitarë nga veriu në Tiranë, Rama: Berisha asgjësoi Kushtetutën

Ne mbremjen e 7 te greves se urise simpatizante te opozites nga Shkodra, Lezha dhe Laci ishin ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, perballe kryeministrise ne nje tubim ne mbeshtetje te grevisteve. Ne fjalen e tij kryesocialisti Edi Rama tha se mbreteria e pashpallur e Sali Berishes ka asgjesuar kushtetuten.

"Nuk jemi njesoj, ne qe e duam Shqiperine si gjithe Evropa, dhe ata qe Evropen e perdorin si fjale per te fshehur dredhine. Dredhia e tyre eshte mbreteria e pashpallur e oborrit te pushtetarve ne kurriz te republikes se asgjesuar te qytetareve qe Kushtetuten e degjojne perdite nga goja e politikaneve, por gjekundi nuk e gjejne ne mbrojtje ne jeten e tyre te perditshme, sepse Kushtetuta eshte asgjesuar", tha Edi Rama, kryetar i PS-se.

Rama i kerkoi Partive Popullore Europiane ta ndihmojne opoziten shqiptare dhe te bindin kryeministrin Sali Berisha te beje transparence te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit. Nderkohe vete grevistet folen nga brenda tendes duke shprehur vendosmerine per t’i shkuar deri ne fund betejes se tyre.

"Ne mund te jemi te urritur por jemi te vendosur qe uria jone, para urise se shqiptareve per demokraci e transparence, nuk eshte asgje, prandaj jemi te vendosur dhe te bashkuar, bese a bese se kete greve do ta nderpresim vetem atehere kur qeveria te pranoje hapjen e kutive nga bunkieri i saj ku i ka mbyllur", tha Gjovalin Kadeli, deputet i PS-se.

"Diktatura ndryshon formen, po asnjehere permbajtjen dhe permbajtja e diktatures eshte e thjeshte kontrolli absolut i individit dhe njeriut. Por nuk mund te na kontrollojne dot, nuk mund te na imponojne dot", tha Elisa Spiropali.

"Shpenzon qindra mijera dollare per sekseret e tij. Alush Ndocit nga Trushi i dha vetem 50 dollare edhe pse i permbyti shtepine dhe i shkretoi te mbjellat dhe gjene e gjalle", tha Ilir Beqja.

Protestuesit socialiste qe erdhen ne kryeqytet marshojne drejt kryeministrise duke kaluar ne qender te Tiranes. Ata qendruan per disa minuta perballe parlamentit ne shenje proteste.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›