Greqi, miratohet rritja e taksave
Rritja prej 42% për grekët që fitojnë më shumë se 42 mijë euro në vit
Parlamenti grek ka miratuar një seri rritjesh taksash, në përpjekje për të rritur të ardhurat, në linjë kjo me angazhimet e Athinës ndaj kreditorëve ndërkombëtare.
Masat e miratuara gjatë natës, kanë të bëjnë me një kuotë të re taksash prej 42% për grekët që fitojnë më shumë se 42 mijë euro në vit.
Kuotat janë rritur edhe për korporatat dhe taksa bazë tani përfshin edhe fermerët me të ardhura të ulëta.
Qeveria konservatore insiston se masat e reja, që planifikohet të arrijnë në 2.3 miliardë euro këtë vit, janë të drejta.
Ndryshimet janë pjese e një pakete gjithëpërfshirëse të miratuar në nëntor për t’i mundësuar Greqisë kualifikimin për ndihma të tjera financiare.
Por opozita thotë se rritja e taksave do të vërë në vështirësi grekët e zakonshëm.
Shkurtimet e mëdha të shpenzimeve dhe humbja e vendeve të punës kanë shkaktuar protesta në mbarë Greqinë në vitet e fundit.
Greqia është ndihmuar nga BE dhe FMN që prej majit të vitit 2010.
...