“Rama të sqarojë ‘dhuratën’ 100 milionëshe dhe pallatin pesë katësh të Linda Bashës”

PD, apel kreut të PS-së
Partia Demokratike kërkon sqarime nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama lidhur me pasurinë e bashkëshortes së tij, Lindita Basha dhe 100 milionë lekët e deklaruara “dhuratë”. Nëpërmjet një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi u shpreh se prej dy javësh, kreu i PS, Edi Rama nuk përgjigjet për origjinën e këtyre të ardhurave, të cilat janë marrë pa interes dhe pa lëvizje në llogaritë bankare. “Prej më se dy javë Kryetari i Partisë Socialiste nuk përgjigjet për origjinën e deklaruar në ILDKP dhe në tatime, 100 milionë lekëve të të shoqes Linda Basha, të marra apo të dhëna kredi pa interes nga gruaja e Edi Ramës dhe pa lëvizje në llogaritë bankare, jetime për sa i përket partnerit tjetër pa interes. Por le ti lëmë kohë z. Rama për të gatuar origjinën si dhe marrësin apo dhënësin e kredisë pa interes të gruas së tij”, u shpreh zëdhënësja e PD.
Gjithashtu, selia blu ka kërkuar sqarime edhe për pallatin 5-katësh, pronë e familjes së bashkëshortes së Edi Ramës. PD i drejton Ramës 7 pyetje për të dhënë përgjigje sesi u shndërrua në beton lulishtja, zaptimi i pronës publike, dhënia e lejes së ndërtimit në konflikt të hapur interesi dhe pa respektuar kushtet ligjore urbanistike etj,.
“Ne po i përsërisim z. Rama kërkesën tonë të sqarojë shqiptaret për pallatin 5 katësh dhe një kat nën tokë me rreth 900 m katrorë sipërfaqe të ndërtuar në rrugën “Qemal Guranjaku”, ndërtim i përfunduar në vitin 2010, pronë e familjes së bashkëshortes së Edi Ramës. Partia Demokratike kërkon nga ju dhe familjaret tuaj z. Rama të mos përgjigjeni me agresivitet ndaj qytetarëve të cilëve pallati i gruas suaj u ka zënë diellin por t’u sqaroni shqiptarëve çështjet që vijojnë: Cili është historiku i vërtetë i këtij pallati? Si u kthye sheshi mes pallateve ku luajnë fëmijët dhe që siguronte largësinë e duhur mes ndërtesave në truall për ndërtimin e pallatit të Linda Bashës? A është përvetësuar ndonjë metër tokë shtetërore në rastin e pallatit të bashkëshortes suaj? Sa leje ndërtimi keni lëshuar për pallatin e gruas suaj dhe a keni qenë në konflikt interesi kur ju keni firmosur si kryetar Bashkie lejen e ndërtimit apo të shfrytëzimit për këtë pallat? A janë respektuar kushtet ligjore urbanistike në lëshimin e lejes së ndërtimit dhe ndërtimin e këtij pallati? Cilët janë investitorët dhe pronarët e këtij pallati dhe me çfarë parash është ndërtuar ai? A është ky pallat pajë për ju z. Rama dhe në rast se po, sa është pjesa që ju dhe bashkëshortja juaj keni marrë si pajë? A ka lidhje ky pallat me qindra milionë lekë që lëvizin kesh në formë huaje pa interes nëpër duart tuaja dhe të bashkëshortes tënde? Urojme z. Rama që të përgjigjesh më shpejt për këto pyetje sesa për anonimin marrës apo dhënës të kredisë pa interes të gruas suaj Lindita Basha! Mesa duket, keni harruar të dy se cili është…”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike.
...