E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Apelit lë në fuqi gjobën ndaj Saimir Tahirit, e dënon me 10 milionë lekë, për shpifjet ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi

12-01-2013 / Gazeta 55

Reagimi i Tahirit: S’jam dakord. Shpifja është e drejtë e njeriut!


Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me gjobë, ndaj deputetit të PS, Sajmir Tahiri. Shpifësi i Edi Ramës vazhdon të koleksionojë gjoba financiare me vendim të gjyqësorit, për akuzat dhe shpifjet e hedhura ndaj përfaqësuesve të mazhorancës. Më konkretisht, njeriu i Ramës është dënuar me 10 milionë lekë gjobë, për akuzat e pabaza ndaj deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Deputeti socialist nuk arriti të paraqiste prova për akuzat e tij të bëra publike. 


Ndërkohë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për lënien në fuqi të dënimit ndaj Tahirit, ka reaguar Partia Socialiste. Në një njoftim për shtyp thuhet se, “duke e quajtur absurd vendimin e apelit për lënien në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e kryetarit të partisë Socialiste të Tiranës, njëkohësisht deputet i kësaj partie, Saimir Tahiri me 1 milion lekë gjobë, PS shpreh vendosmërinë për të mos heshtur për asnjë çast ndaj korrupsionit qeveritar, pavarësisht presionit të vazhdueshëm të pushtetit kriminal, që tashmë ka vënë në shërbim të goditjes së opozitës edhe segmente të caktuara të gjyqësorit”.


Gjithsesi, nga sa kuptohet, Partia Socialiste s’do heqë dorë nga politika e shpifjes dhe mashtrimit. Dhe fatmirësisht, shpifësit e ndëshkuar janë në radhë dhe lista është jo pak e gjatë me kryesuesin e shpifjes Saimir Tahiri, Eduard Shalësi, Taulant Balla, Ermonela Felaj etj,.


Ndërkaq, ky është dënimi i dytë që Saimir Tahiri merr prej shpifjeve të tij. Në qershor të vitit të kaluar, deputeti socialist u dënua me 5 milionë lekë, për shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës, ndaj fëmijëve të kryeministrit Berisha. 


...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›