E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, moti i keqmbërthen gjithëvendin

ATHINË- Rreshje të dendura bore dhe erërat e forta kanë detyruar mbylljen e shkollave dhe zyrave në Greqi.
Sic raporton Rojters, në rrethinat në veri të Athinës, shkollat janë mbyllur në të paktën 8 distrikte, ndërsa janë mbyllur edhe zyrat e shërbimit publik në 11 minibashki në Greqinë qendrore dhe atë veriore.

Po kështu raportohet se është ndërprerë energjia elektrike në disa rajone. Temperaturat kane zbritur ne thuajse zero gradë celcius në rrethinat e Athinës, ndërsa në veri të Greqisë arrijnë deri në -5 gradë celcius.

Rreshjet e borës kanë shkaktuar bllokim të rrugëve dhe ngadalsimin e qarkullimit te automjeteve. Policia ka mbyllur disa rrugë për shkak të akullit, ndërkohë që meterologët thonë se moti i ftohtë pritet të zgjasë edhe për disa ditë.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›