E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadirov: Çeçenia po fiton luftën kundër terroristëve

Presidenti i Çecenisë, Ramzan Kadirov ka deklaruar se republika Ruse po e fiton luftën ndaj terroristëve dhe tani është një vend mjaft i sigurt për investitorët e huaj.
 

Deklarata e Kadirov vjen vetëm pak ditë pasi Presidenti Rus, Dimitri Medvedev, e emëroi atë për një mandat të dytë në krye të Republikës Çecene.
 

Kadirov ka thënë gjithashti se qytetaët Çecenë po e kuptojnë se ekstremizmi është i keq dhe e mban vendin larg zhvillimit.
 

Por disa aktivistë të të drejtave të njeriut e akuzojnë qeverinë e tij për përdorim torturash, si edhe për ekzekutime arbitrarë të rebelëve vendas.
 

Rusia është përballur shpesh me kryengritje në Çeceni, të cilët kërkonin shkëputjen e vendit nga Rusia, si dhe krijimin e një shteti islamik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›