E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, bllokohen96 kg heroinë nëthasë cimentoje

SOFJE- Ministria bullgare e Punëve të Brendshme konfirmoi dje se në vendkalimin kufitar Kapetan Andreevo, në kufirin bullgaro-turk, janë gjetur dhe konfiskuar 96 kilogramë heroinë, që është sasia rekord e heroinës së sekuestruar në 10 vitet e fundit.

Droga është gjetur në një makinë me targa bullgare, që kishte mbërritur nga Turqia.
Heroina ka qenë e fshehur në thasë me çimento. Policia bullgare arrestoi shtatë persona, ndërsa shoferi i makinës deklaroi se për dërgimin e drogës i ishin premtuar 15 000 euro. Vlera e heroinës së konfiskuar llogaritet në rreth 4,5 milionë euro.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›