Tërmet në Japoni, alarm për cunami

Një tërmet i fortë ka goditur pjesën veri-lindore të Japonisë.Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA, tërmeti kishte një magnitudë prej 7.2 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 10 km nën sipërfaqen e tokës dhe 200 km larg bregut verior të ishullit Japonez, Honshu.
Tërmeti ka tronditur edhe ndërtesat në kryeqytetin Tokio, por nuk raportohen dëme. Zyrtarët kanë lëshuar një alarm për një Cunam me dallgë 1.5 metra në bregdetin veri-lindor për shkak të tërmetit.
Tërmetet janë të zakonshëm në Japoni, pasi ajo njihet si një nga zonat me aktivitet më të lartë sizmik në të gjithë botën.