E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE miraton planin për uljen e dioksidit të karbonit

Organi ekzekutiv i BE ka miratuar një plan për uljen me 80% të Dioksidit të Karbonit deri në vitin 2050.
 

Sipas shumë shkencëtarëve, ngrohja globale po ndodh nga shkarkimi i Dioksidit nga fabrikat dhe makinat.
 

Komisionerja Europiane e Veprimit për Klimën, Koni Hedegard, tha se tani është koha që BE të fillojë të ketë një ekonomi më tregues të ulët të Karbonit.
 

Komisioni Europian vlerësoi se plani 40-vjeçar për uljen e Dioksidit të Karbonit do të kushtojë 375 miliardë euro në vit.
 

Por kursimet në shpenzimet e BE për naftë do të përbëjë të ardhurën kryesore për këtë plan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›