E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Bëjeni integrimin agjendë kombëtare

Ai ndodhet sot në Fier ku po zhvillon takime në bashkinë e qytetit, teksa ka apeluar që integrimi të kthehet në një agjendë kombëtare.

“Ecja e reformave, është përgjegjësi e klasës politike”, ka theksuar ai. Wollfarth kërkoi nga klasa politike që ta vazhdojë bashkëpunimin për reformat integruese, teksa nënvizoi se një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet 12 rekomandimeve të Bashkimit Evropian.

Ai tha se mbetet përgjegjësi e klasës politike shqiptare, nëse nuk bëhet përpara me reformat për të cilat ka nevojë vendi. /Start/

                                                                                             2012-03-02 10:38
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›