Tiranë, dy persona të plagosur me thikë
TIRANË- Dy persona janë plagosur me thikë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në rrugën Jordan Misja dhe dyshohet se të plagosurit janë goditur mes tyre, pas një sherri për motive ende të panjohura.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nuk ka ende të dhëna për identitetin e tyre dhe as gjendjen në të cilën janë transportuar në spital.