Greqi ndalohet anija me cigare kontrabande. Destinacioni Shqiperia

Një anije me cigare kontrabande nuk ka mundur të arrijë në destinacion, pasi është ndaluar nga autoritetet greke në ishullin e Kretës. Destinacioni i 3 mijë kolive me cigare që transportonte anija ka qenë Shqipëria. Sipas agjencisë së lajmeve Ina, bëhet e ditur se kontrolli i anijes ka qenë i planifikuar për shkak se autoritetet portuale të Kretës në Greqi kishin dyshime për veprimtari të mëparshme jotë ligjshme të kësaj anije mallrash.
E njëjta agjenci bën të ditur se autoritetet greke kanë arrestuar edhe ekuipazhin prej 9 personash të anijes me emrin “Romeo”. Ekuipazhi përbëhej nga katër libanezë, dy sirianë, dy indianë dhe një shtetas egjiptian, të cilët thanë për policinë se nuk ishin në dijeni të ngarkesës. Anija ishte nisur nga porti Famagustes, në pjesën Turke të Qipros, por nuk mundi të mbërrinte në Shqipëri, pasi gjatë një ndalese në Kretë ajo u kontrollua nga autoritetet portuale. Anija kishte ndalur në port për shkak të motit të keq.
Juli Prifti