E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinoptikanet Janari me mot te mire

Viti i Ri ka nisur me mot të mirë. Ashtu si dy ditët e para të janarit edhe java e ardhshme do të vazhdojë të jetë me mot relativisht të kthjellët  dhe temperatura të normale. Metereologët parashikojnë që kushtet atmosferike do të jenë të njëjta me ditët e fundit të vitit që lamë pas.

"Edhe në javët në vazhdim parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë me kthjellime dhe do të ketë herë pas here vranësira. Në fakt, do të thoja që vranësirat do të jenë të grumbulluara në zonat malore ku do të ketë dhe rreshje dëbore. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër parashikohet të jetë me kthjellime  dhe vranësira të herë pas hershme. Parashikohet që e gjithë java edhe pse do të kemi një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, temperatura minimale do të jetë -5 gradë në zonat malore. Ndërkohë brengdeti dhe zona e ulët do të jetë në vlera pozitive, rreth dy-tre gradë. Përsa i përket vlerave të mesditës temperatura maksimale do të jetë 15 apo 16 gradë celcius në rang vendi", thotë Lajda Porja, "Meteoalb". Sipas sinoptikanëve rreshjet do të jenë pothuajse inekzistente në pjesën më të madhe të teritorit shqiptar dhe temperaturat e ulta janë ende larg

Aurela Papadhima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›