Tirana shkundet nga festa bizneset e vogla fillojne punen

Tirana është zgjuar. Pas festave, tryezave e lokaleve, jeta e kryeqytetit duket se ka nisur të shkoj drejt të përditshmes së saj. Pavarësisht se është ditë e diel, institucionet dhe bizneset e mëdha janë pushim, lëvizja e njerëzve në rrugë dhe qarkullimi i automjeteve ka bërë të duket një paradite pak a shumë e zakonshme. Ajo qe ka rënë në sy këtë mëngjes ka qënë nisja e punës nga shumë biznese të vogla. Edhe pse tregjet vazhdojnë të jenë të mbyllur, aty këtu bien në sy dyqane të hapura e shitës ambulant.
Rrugët e Tiranës të dielën e dy janarit kanë qënë të mbushura me njerëz. Ndoshta familjarë që kryejenë vizita tek të afërmit, apo emigrantë që duan të shfrytëzojnë ditët e pakta të qëndrimit në atdhe. Të hënën më tre janar puna do të nis zyrtarisht në institucione dhe administratën publike.
Aurela Papadhima