E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, në burg biznesmeni që mashtroi Shërbimin Inteligjent

ATHINE - Në burg biznesmeni, i cili furnizonte Shërbimin Inteligjent Kombëtar dhe Shërbimin kundër Terrorizmit me sisteme përgjimi dhe regjistrimi. Biznesmeni grek, kompania e të cilit e ka selinë në Ambelokipi, është akuzuar për mashtrim dhe pastrim të parave. 

Në periudhën 2006-2008, biznesmeni, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, iu shiti me çmim 7 milionë euro, dy sisteme për regjistrimin dhe përgjimin e bisedave, dy departamenteve të rëndësishme në Greqi, Shërbimit Inteligjent Kombëtar dhe Shërbimeve të Antiterrorizmit.

Dy vitet e fundit u krye një hetim nga Shërbimi kombëtar i Inteligjencës dhe nga Antikrimi ekonomik mbi proceset e prokurimit për sistemet e përgjimit, për rritjen e kostos e tyre dhe veprime të ndryshme të paligjshme. Nga hetimi rezultoi se të dy sistemet kushtonin rreth 1.5 - 2 milionë euro, në vend të çmimit 7 milionë euro, me të cilin u shitën.

Hetimi është fokusuar gjithashtu në ndërhyrjen e kompanisë qipriote «LIS» në këtë proces, e cila ka përmirësuar softuerin e dy sistemeve, proces ky që çoi në rritjen e kostos së tyre. Komisioni mbi hetimin e pastrimit të parave, tha në përfundim të hetimit se «LIS» ishte në fakt, kompani virtuale, e cila u krijua nga kompania greke në mënyrë që të shumëfishohej kostoja e sistemeve, por edhe për të ricikluar paratë e fituara nga shitja e tyre.

Gjatë hetimit, janë hedhur dyshime edhe për disa zyrtarë të përfshirë në këtë skandal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›