E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në tregjet e Evropës dhe aspiratave të tregut të lirë

Si i keni hapur tregjet në gjithë botën në dobi të konsumatorëve evropian, kompanitë dhe punët? Përgjigja e Evropës për këtë pyetje është po aq e shkurtër: ne udhëhiqemi nga shembulli. Ne jemi tregu i vetëm në botë më i madh dhe politika jonë e jashtme tregtare është e fokusuar në mënyrë aktive në liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë nëpërmjet negociatave multilaterale dhe bilaterale. Por çfarë ndodh kur të tjerët nuk ndjekin shembullin tonë? Çfarë stimujsh kanë partnerët tanë për të hapur tregjet e tyre për bizneset tona kur bizneset e tyre kanë akses të plotë në tregjet tona? Si negociatorë, kjo është një pyetje e cila nuk ka një përgjigje të shkurtër dhe të thjeshtë. * * * Merrni prokurimin publik, një sektor i një rëndësie të madhe ekonomike. Në Bashkimin Evropian blerjet nga qeveritë korrespondojnë rreth 19% të prodhimit të brendshëm bruto dhe kompanitë bizneset e të cilave varen direkt nga prokurimet përfaqësojnë mbi 30 milionë vende pune. Ky është një sektor që po lulëzon në ekonomitë në zhvillim, me të cilin kompanitë evropiane janë shumë konkurruese. Sektori evropian i prokurimeve publike është më i hapuri në botë. Kontraktuesit e jashtëm janë në gjendje, madje të mirëpritur, të konkurrojnë në tregun tonë, duke iu nënshtruar kushteve të njëjta si kompanitë evropiane. Janë liberalizuar gjithashtu tregjet e prokurimeve të 27 vendeve anëtare të BE-së. Dhe në mënyrë të drejte kjo ka bërë: të ulen çmimet, të rritet konkurrenca midis kompanive tona dhe ka rritur vlerën e parave në sytë e autoriteteve dhe taksapagueseve në Evropë. E megjithatë ne jemi shumë më përpara se vendet e tjera në këtë qasje. Ekonomitë e tjera, megjithëse ato gëzojnë akses në tregun evropian, janë më shumë të gatshëm të hapin tregjet e tyre në BE. Ndërkohë që një pjesë e 352 milionë euro të prokurimeve publike evropiane është e përfshirë në marrëveshjen e OBT mbi prokurimin qeveritar (GPA) dhe për këtë arsye të hapur ndaj ofruesve nga vendet anëtarë të GPA-së, vlera e prokurimit amerikan ofruar palëve të treta (tenderueseve të huaj) është vetëm 178 milionë euro, për Japoninë kjo shifër është 27 milionë euro. Kina dhe India nuk kanë angazhuar ende ndonjë pjesë të tregjeve të tyre të shpejtë dhe në rritje të prokurimeve dhe aktualisht, biznesi i BE-së fiton vetëm një fraksion nga kontratat e prokurimeve kineze dhe indiane. Cilado qofshin meritat ekonomike dhe të metat e kësaj situate kjo është gjithnjë e më e vështirë për t’ua shpjeguar bizneseve tona, të cilat shohin konkurruesit e huaj aktivisht të angazhuar në tregjet tona dhe ndalohen të kryejnë të njëjtën gjë diku tjetër. Kjo minon legjitimitetin e tregjeve tona të hapura. Ajo pengon politikën ekonomike pro-aktive që ne duam të ndjekim. Në fund të vitit të kaluar, BE-ja ishte në krye të përpjekjeve për të rinegociuar Marrëveshjen e Prokurimit Qeveritar (GPA) të OBT-së. Ne jemi të kënaqur që arritëm në një marrëveshje të re midis 15 vendeve anëtare të OBT-së që janë palë në marrëveshje për të përmirësuar disiplinat për këtë sektor kyç të ekonomisë dhe zgjerimin e tregut deri në 10 milionë euro në vit. Nuk mund të ketë asnjë dyshim për kredencialet e tregut tonë të lirë. Por ne nuk mund të pranojmë pabarazinë midis atyre që janë për hapjen e tregut dhe atyre që refuzojnë të bëjnë një gjë të tillë. * * * Për këtë arsye ne kemi krijuar një instrument i cili nëse do të aprovohet nga shtetet anëtare të BE-se dhe Parlamenti Evropian, do të lejojë të trajtojmë pabarazitë në tregjet ndërkombëtare të prokurimeve publike. Nëpërmjet kësaj procedure, autoriteti kontraktor i shteteve anëtare mund të përjashtojë palët e treta për kontratat e mëdha që përdorin mallra dhe shërbime kryesisht me origjinë jo nga vendet e BE-së e cila përkrah një nivel të lartë të afërsisë të tregjeve të tyre të prokurimit. Ata do të kenë nevojë të dritës jeshile nga Komisioni Evropian për të bërë një gjë të tillë, i cili do të jepet vetëm nëse këto mallra dhe shërbime nuk janë subjekt i ndonjë marrëveshjeje që BE-ja ka nënshkruar, ose pjesë serioze e negociatave në marrëveshje të tilla. Dhe ne kemi krijuar një prag de-minimis nën të cilin palët e treta nuk mund të diskriminohen në mënyrë që regjimi i ri të ushtrojë presion mbi kompanitë dhe qeveritë duke mënjanuar burokracitë e panevojshme. Në rast të diskriminimit të panevojshëm apo të përsëritur, komisioni mund të nisë konsultime me qeverinë në fjale dhe nëse kjo qeveri vazhdon të pengojë kompanitë evropiane në tregjet e saj, komisioni mund të mbyllë një sektor të caktuar të prokurimeve të BE-së si një e tërë. Natyrisht, nëse BE-ja ka marrë një angazhim ligjor me një vend të tretë në OBT-ë ose një marrëveshje të tregtisë së lirë për të mbajtur hapur tregun e saj, kjo do të respektojë plotësisht angazhimin e saj. Kjo masë është projektuar për t’u përdorur si karotë, jo si shkop, por nuk duhet të frikësohemi nëse do të na duhet ta vringëllojmë atë. Në këtë mënyrë ne jemi të sigurt për të forcuar pozicionin tonë si negociues kur diskutojmë qasjen në tregjet e vendeve të treta të prokurimit publik. Vetëm në këtë mënyrë mund t’u bëjmë të vetëdijshme kompanitë e huaja se ato nuk mund të vazhdojnë të përfitojnë përfitime dhe mundësitë e ofruara nga tregjet tona të hapura, ndërkohë që qeveritë e tyre vazhdojnë të mbajnë të mbyllura tregjet e vendeve të tyre. Propozimet tona do të sqarojnë rregullat e qasjes në tregun publik të prokurimeve të BE-së dhe duke bërë kështu do të sjellë më shumë siguri ligjore për të dy furnizuesit ndërkombëtarë dhe enteve publike të cilat kanë nevojë për mallra dhe shërbime. Kjo do të konfirmojë se tregu i BE-së në thelb është i hapur dhe se ne duam ta mbajmë atë në këtë mënyrë. Por dera e tregtisë së lirë duhet të hapet nga të dy palët përndryshe kërkesa publike për mbylljen e saj do të fuqizohet.
* Opinion i shkruar nga Komisioneri për Tregun e Brendshëm dhe Shërbimet Michel Barnier dhe Komisioneri për Tregtinë Karel De Gucht mbi nismën më të fundit evropiane të ndërmarre në fushën e prokurimeve publike.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›