E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Mocion kundër Topallit? Ka shkelur Kushtetutën

Kreu i grupit parlamen tar të PS-së, Gramoz Ruçi deklaroi dje, se PS do të mendojë hapa politikë në vijim, për të marrë mandatin e deputetit që i takon në Kuvend. ai nuk hodhi poshtë mundësinë e një mocioni kundër kryetares së Kuvendit. gjatë intervistës në emisionin Debat, të gazetarit Alfred Peza, Ruçi u shpreh se “asnjëherë nuk thuhet kurrë” për një koalicion të mundëshëm me LSI-në, por kjo e fundit duhet të marrë hapin e para e të dalë nga bashkëqeverisja me PD-në.
Një nga personazhet kryesore të PS-së, z.Blushi ka paraqitur një platformë në media. Jeni njohur?
Më shumë është një propagandë e medias për të bërë diversion brenda rradhëve të PS. Ne na vjen mirë, nuk na vjen aspak keq që media i kushton rëndësi zhvillimeve brenda PS. Ky është funksioni i medias, na vjen mirë që merret me opozitën se e shikon si shpresë për të ardhmen. S’ka se ç’të merret me pozitën, sepse atje s’ka as debat, sepse atje flet i pari dhe thotë se ç’do bëhet. Cila ishte tema që trajtonte Blushi?Trajtonte pikërisht atë që thashë unë. Kur flasim për një rilindje shqiptare, kur flasim për luftën kundër varfërisë, për taksim progresiv, kur flasim për mbështetje të biznesit, kur flasim për shërbime sipas nevojave , kur.. ajo që ne si të majtë na karakterzizon është baza jonë sociale. Ky ëhstë tipar edhe i ps që baza sociale e PS është shtresa e mesme dhe e varfër.
Pra nuk ka ndonjë problem mes mendimeve të Blushit dhe çfarë do bëni ju?
Unë me Blushin jam në një grup pune dhe kemi zhvilluar një debat për atë çështje. Kush është baza sociale e PSsë. Blushi, jo vetëm për përgjegjesinë që ka si politikan, por edhe aftësinë që ka për ta artikuluar këtë, përmbushi si një detyrë në këtë analizë të botuar në media. Kjo ishte një vlerë e shtuar dhe jo një konflikt i shtuar .
S’ka konflikt?
Absoluisht jo, s’ka asnjë konflikt
Reforma zgjedhore si ka ecur?
Kanë punuar, po punojnë, nëse do të kishin punuar mirë do të kishin përmbushur afatin që caktoi Parlamenti. Ne shpresojmë që ky afat të mos e kalojë fundin e prillit. Përsëri jam skeptik lidhur me këtë për të zgjidhur gjithë problemet. Problemi themelor qëndron të vota në Shqipëri. Shqiptarët, pas 22 vitesh dëgjojnë vetëm se si vidhet vota. Ne vemë në zgjedhje për betejë, dhe kundërshtari ynë shkon për vjedhje. Dhe bëhet vjedhja të detyrimet që ka shteti, te listat e zgjedhësve. Duhet t’i themi ndal këtij manipulimi. Ne kemi shtruar alternativën tonë. Pavarësisht nga trumbetimi që i është bërë rrejgistri elektronik, tërë kohën listat kanë qenë elektronike. Ajo që ne kërkojmë është që meqë shqiptarët janë pajisur me kartën e identititetit, atëherë lista të dalë nga kartat e identitetit.
A është pranuar?
Është në diskutim. E dyta, atje ku bëhen listat opozita dhe pozita të kenë dy njerëz për t’i kontrilluar dhe opozita të ketë akses deri në ditën e fundit. Ne kërkojmë që të ketë asnjë aparat që të verifikojë kartën e votuesit. E treta kërkojmë administrim të rezultatit, pra një KQZ të besueshme, të pranueshme nga palët e të japë verdiktin e popullit.
Cili është ideja e PS për KQZ?
Ne ide kemi, por s’mund t’i bëj publike. Është problemi i ankimimit. Të gjithë shqiptarët e panë se ç’ndodhi me ankimimet në Kolegjin Zgjedhor e deri te numërimet. Ne kemi kërkuar dhe jemi të hapur për numërim elektronik. Sistemi zgjedhor do të preket?
Ne e kemi hedhur në tavolinë, ne njemi dakord me atë pretendim që kanë aleatët tanë, por edhe ata që s’janë aleatët tanë. Ne jemi plotësisht dakord që të k o r r i g j o h e t sistemi, ndoshta edhe pa e prekur Kushtetutën n ë p ë r m j e t Kodit elektoral, me qëllim që votat që marrin partitë e vogla të kenë një kor r e k t i m kombëtar. PD sigurisht s’e pranon. Ë s h t ë detyra e aleatëve të PD të bëjnë presion të aleatja e tyre, të negociojnë.
Ky do të jetë kusht i panegociueshëm i PS?
Të vesh kusht këtë do të thotë të mos bësh reformë. Të hyjmë në zgjedhje me këtë kod...
Sa e sinqertë është PS në këtë që thotë për ndryshimin e sistemit?
Në s’e kemi me hile. Nëse PD-ja ka këtë mendim, atëherër le të vijë te propozimi që ne bëjmë, por nuk shkon kjo, që ndërsa ne e kërkojmë, në partneritet me aleatët tanë, aleatët e PD janë të rezervuzar në kërkesat e tyre, kur vjen puna nuk e ngrejnë zërain e tyre. Është detyrë e atyre t’i kushtëzojnë koalicionin partnerit të tyre politik, PD-së. S’është detyra jonë të kushtëzojmë ne për ata. Ata duhet të kushtëzojnë vazhdimin e bashkëqeverisjes me PD dhe jo ne. Një nga reformat është reforma parlamentare.
Një nga çështjet votimi i fshehtë dhe një përfaqësuesi i opozitës të ketë të njëjtën kohë për fjalën në Kuvend sa kryeministri?
Një nga problemet që ka Shqipëria në plotësimin e standarteve për të marrë ftesën në BE është Parlamenti, dhe është problemi i manaxhimit që i bëhet Parlamentit.
A ka rrezik të bllokohet kjo reformë?
Unë nuk dua të bëj Kasandrën, por dy pika janë të panegociueshme si e drejta e fjalës së lirë, ashtu edhe vota e fshehtë.
Është diskutuar në lidhje me mandatin e Rudina Seserit. Ka patur një debat. Ju keni thënë që po bëhet një lojë me këtë mandat për zgjedhjen e Presidentit?
Absolutisht po. Po, atëherë pse bëhet kjo!? Po mbahet peng sa të kalojë Presidenti.
A luan rol një mandat?
Absolutisht po. Kjo bëhet për ta tensionuar situatën. Këta duan ta përdorin për të fshehur situatën e krizës që ekziston dhe mosplotësimi i gjithë detyrimeve që ata kanë ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Ka ndonjë tërheqje?
S’ka asnjë zhvillim të ri. Zbatoni procedurat dëgjova dje, të thonë, që do të thotë të mblidhet Tomka dhe Shenka e të diskutojnë. Kush do ta çojë, atje, unë!?
Çfarë do të bëni?
Ne presim të zhvillohet mbledhje, të merret vendimi sipas Kushtetutës. Sigurisht nuk është vetëm kjo. Problemi është shumë herë më i madh se kjo. Tre anëtarë të Gjykatës kushtetue ka 3 vjet që u ka kaluar afati i mandati. Të mbahet gjykata e lartë Sigurisht në ditët që vijnë do të mbajmë që cilat do të jenë hapat politikë. Me k ë t ë drejtim antiligjor, antikushtetues ne do të kemi hapat tona, të cilat në kohën e momentin e duhur, do t’i bëjmë publike. Nuk duam të tensionojmë situatën, por do të ketë edhe veprime politike.
Do të ketë votbesim të kryetares së Kuvendit?
Do të marrim çdo veprim kushtetues.
Kemi informacion që ju keni marrë vendim për votbesimin e znj.Topalli?
Nuk mund t’jua konfirmoj, por kryetarja e Kuvendit në varësi të urdhrave që jep kreu i ekzekutivit ka shkelur në mënyrë të hapur e në mënyrë periodike Kushtetutën e vendit.
Si do e zgjidhni?
Të zbatohet Kushtetutës. Në ditët që do të vijnë do t’jua them. Jemi duke e diskutuar me kolegët
Si e lexoni ju, Kushtetutën për zgjedhjen e Presidentit të ri?
Nëse President bëhet noter i joni apo i një force politike s’është më sipas Kushtetutës. Ne s’jemi një vend, ku kanë rëndësi numrat. Kundërshtarët tanë e shikojnë çështje numrash. Në Shqipëri s’është kështu, sepse janë deformuar numrat, sepse vijmë nga një palë zgjedhje të deformuara.
Do paraqiteni ju me nje kandidaturë?
Nuk dua të bëj të njëjtin gabim si kundërshtarët tanë. Nëse flasim për një proces që të zgjedhim një president garant të Kushtetutës, duhet respektuar kjo. Jemi për një President konsensual. Ne jemi kundër një presidenti që të jetë noter i PS apo i PD-së, por noter i Kushtetutës.
Pse nuk e keni çuar ju në Gjykatën Kushtetuese interpretimin e kuorumit në 3 raundet e para?
Ky nuk është një problem për të interpretuar Kushtetutën. Ne e kemi të qartë. Gjithë fryma e 5 raundeve është që e gjithë klasa politike të merret vesh. Ndaj ne kërkojmë një proces dhe kërkojmë të japim një shembull pas gjithë atyre vërejtjeve që na kanë bërë partnerët tanë evropianë.
Zgjedhja e nënkryetarit të KLD-si u përzgjodh kandidati Ardian Visha?
Ne bëmë një konsultim. Ditën e martë ne nuk e shqyrtuam në grup, sepse nuk e kishim marrë vesh. Vetëm pasdite na njoftuan që PD ka depozituar kandidaturën në Kuvend. Personi që kemi propozuar s’ka asnjë lidhje me PS. Kemi brenda isntitucioneve të PS juristë të talentuar. Por për të mos paragjykuar që ky ëhstë kandidat i PS-së zgjodhëm një kandidat që parametrat profesionalë të tij i kishte cilësorë.
Pse zoti Majko ishte kundër?
Secili nga kolegët mund të kishte kandidaturën e vet. Jo vetëm zoti Majko, por edhe kolegë të tjetër kanë mendime të ndryshme, por përderisa u institucinalizua kjo do të thotë që ishte një vendim me shumicë.
Një nga argumentat ishte se ka qenë avokat i z.Mediu për Gerdecin apo i Metës?
Unë nuk i gjykoj. Avokati është i lirë. Avokati do bëhet avokati edhe i një njeriu që ka vrarë dhe që ka prerë. Unë personalisht mund të kem rezerva të tjera, por unë nuk jam për të nxjerrë arsyet personale në politikë.
Kalojmë te marrëdhëniet me aleatët. PS nuk po ruan raportin me aleatët?
Jo nuk është kështu. Unë mund të them që takimet me aleatët kanë qenë përmanente, janë të përditshme, të përjavshme.
Vazhdon koalicioni me PBDNJ?
Absolutisht që po. Vetëm kësaj jave z.Rama ka marrë pjesë në kongresin e kësja partie.
Po atje ishte edhe Jozefina Topalli?
Ishte edhe Jozefina, por s’ishte Berisha. Kështu s’quhet. Ajo është normale që të vejë. Mund t’ju them që jo më larg se dje ka patur një takim institucional Rama me kreun e PBDNJ dhe ai është një nga alaetët që i ka qëndruar rigorozisht të gjitha marrëveshjeve që kemi patur. Dhe kemi patur një produkt shumë pozitiv.
A ka parti të koalicionit qeveritar që do të bëhen pjesë e koalicionit tuaj?
Porta është e hapur, por kur vjen puna për partia të koalicionit qeveritar unë do të bëja dallim. Ne jemi në opozitë ndaj tyre. U takon atyre që të bëjnë hapin të dalin nga pushteti, të thonë edhe pse dolën në opozitë dhe pastaj dera është e hapur në PS.
Vazhdoni ta përjashtoni si mundësi aleancën me LSI në 2013 dhe e shikoni si mundësi aleancën me partinë e Topit dhe me partinë Aleanca Kuq e Zi?
T’i ndajmë gjërat. E para LSI, sipas programit të saj, dhe spektrit ku qëndron, në planin programor është shumë afër nesh. Ka dalë nga ne, por kjo forcë politike që është shumë afër nesh por ka dalë nga ne, që do të aderojë në të njëjtën familje politike, ku aderojmë ne siç janë PSE apo IS, sot është në pushtet. Pra nuk bëhet fjalë që ne të na kërkohet sot që flasim një përgjigje që jemi apo s’jemi dakord. i takon partisë që është në pushtet, ai është në pushtet. Ai duhet të hedhë hapin, të dalë nga pushteti, të rradhitet në opozitë dhe unë e kam thënë që në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë. Ne me parti që kanë afërsi programore me ne dhe që rradhiten në opozitë, asnjëherë nuk themi kurrë.
Përfshirë edhe LSI-në?
Unë për LSI-në fola tani. Ajo është në pushtet. I takon asaj të bëjë hapin.
Nëse PS-së i duhen votat e LSI-së do ta ftoni?
Është shumë herët. Praktika ka vërtetuar që në Shqipëri, por jo vetëm që ka koalicione të spektreve diametralisht të kundërta. Ne futemi në këtë betejë elektorale dhe ajo që ne luftojmë është që ne të fitojmë dhe të kemi garancinë te qeverisja jonë me 71 vota. Ky është objektivi jonë dhe kalkulimet tona dhe rezultatet tona e thonë.
Kjo nuk përjashton mundësinë e koalicioneve me AKK apo partinë e Topit?
Kjo nuk përjashton koalicionet paszgjedhore. Sigurisht këtu ngelet për të verifikuar cili do të jetë rezultati elektoral. Folëm për LSI-në. Tani të vijmë te këto dy parti. Këto dy parti është problemi i së djathtës. E kemi deklaruar se si problemi i AKK ashtu edhe partia e zotit Topi janë si rezultat i divorcit politik me PD-në. Pra ai është problemi i tyre. ngelen për tu verifikuar në arenën elektorale. Dhe kur të vijë puna për të gjykuar për koalciionet qeveisëse, atëherë do të kemi një vlerësim të situatës dhe atëhere do të japim përgjigje. 

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›