E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, në pritje të përbërjes së qeverisë së re

ATHINE - Pas “thrillerit” të zgjatur për zgjedhjen e një kryeministrit të ri të Greqisë, vëmendja është përqëndruar tani në përbërjen e qeverisë së re.

Deri vonë natën, Kryeministri Lukas Papadhimos ishte në zyrën e tij, duke përditësuar një numër çështjesh aktuale.

Më parë, Papadhimos pati takime me përfaqësuesit e shumicës qeveritare në parlament, përfaqësuesit e Demokracise së re (ND) dhe të LAOS, mbi propozimet për qeverinë e tij, përurimi i së cilës dhe i vetë kryeministrit, do të jetë në ora 14:00, në Pallatin Presidencial.

Sipas burimeve, pritet me siguri të ketë ndryshime në udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Mbrojtjen e qytetarit.

Demokracia e Re e Antonis Samaras (ND) ka propozuar pjesëmarrjen në qeveri të Stavros Dimas dhe Dimitris Avramopulos, i cili zgjodhi të japë dorëheqjen si deputet për këtë arsye.

Sipas informacioneve, z. Dimas (ND) do të caktohet Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Jashtëm, z. Avramopulos (ND) Ministër i Mbrojtjes Kombëtare, z. Arvanitopoulos (ND) Ministri i Arsimit, ndërsa z. Mourmouras është caktuar në postin e Zëvendës Ministrit të Financave.

Mban postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave Evangelos Venizelos.

Mbeten në postet që kishin ministrat Loverdos, Diamantopulu, Hrisohoïdis, Skandalidis, Repas, Ragousis, ndërsa e paqartë mbetet pozita e Papucis dhe Kastanidis. 

Sfidat e qeverise 

Optimizëm se vendi do të arrijë të kapërcyejë krizën me punë dhe unitet, është shprehur nga kryeministri i ri Papadimos në deklaraten e tij të parë që vijnë nga e Pallatit Presidencial.

Një maratonë prej 100 ditësh është e nevojshme për të përballuar me sukses sfidat e para të qeverisë së re.

Në këtë tremujor do të gjykohen përpjekjet e bëra për të shmangur falimentimin e vendit. Në këtë kontekst, z. Papadhimos zgjedhja e të cilit shkaktoi komente shumë pozitive në kryeqytetet e vendeve të mëdha të eurozonës, tha se vendi duhet të mbetet në zonën e euros.

Ai sqaroi se qeveria e tij "është kalimtare" dhe shpjegoi se "detyra kryesore e saj është për të zbatuar marrëveshjet e samitit të liderëve të eurozonës më 26 tetor dhe zbatimi i politikës ekonomike që lidhet me këto vendime."

Në tre muajt e ardhshëm qeveria e koalicionit, do të cojë në parlament marrëveshjen e re të kredisë dhe do të kalojë dy teste të tjera kritike: përgatitja dhe miratimi e buxhetit për 2012 dhe sistemi i ri kombëtar i taksave.

Ajo do të bëjë të gjithë hapat e nevojshëm për lirimin e këstit të gjashtë të kredisë dhe përgatitje për lirimin e një doze tjetër të ndihmës me rreth 80 miliard euro.

Njëkohësisht, qeveria e re duhet të përfundojë negociatat për "prerjen" e borxhit grek dhe të përshpejtojë zbatimin e privatizimit të institucioneve publike e shtetërore.

Thuhet se tek presidenti në diskutim është hedhur edhe çështja e kohës së zgjedhjeve, që mendohet se nuk ka për të qenë në mëyrë të prerë 19 shkurti i vitit tjetër.

Lukas Papdhimos është emri që u zgjodh pas negociatave intensive mes Papandreut dhe Samaras natën e të mërkurës, pasi doli “fiasko” propozim për Kryetarin e Parlamentit Filipos Petsalnikos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›