E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kur ne PS, me quanin "te lajthitur" dhe "dele te zeze"

Per here te pare, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, rrefen per kandidimin e tij per kryetar partie. Ne faqet e librit "Kurban", Rama rrefen sesi u prit kandidimi nga figurat e njohura ne PS, si e cilesuan mendjelehte dhe krahasimi me "ariun e cirkut te Tiranes, Silva". Ne rreshtat e librit, Rama tregon sesi qe ne vitin 2003, ishte i bindur se PS-ja nuk i fitonte zgjedhjet e 2005-s. Kreu i PS-se rrefehet edhe per historine e fotove nudo, ne fushaten e 2007-es dhe dyshimet per perfshirjen e nje politikani ne publikimin e tyre. Ai sjell dhe reagimet e Ilir Metes, Pandeli Majkos, Ben Blushit dhe Erion Braces.

Hyrja ne PS

Fitorja e zgjedhjeve te vitit 2003, perkoi edhe me hedhjen e hapit tim te pare, drejt kreut te Partise Socialiste, pak dite pas asaj, u anetaresova ne organizaten socialiste te lagjes ku banoja prej disa vitesh, ne ate kohe, ne nje apartament te vjeter 60 m2 ne Rrugen e Elbasanit. Vetem disa dite te tjetra me vone, shpalla publikisht synimin per te marre drejtimin e partise, duke hyre ne nje faze mbreselenese, thuajse izolimi, prej figurave te njohura te saj, qe e lexuan synimin tim si nje "lajthitje te pafalshme", mosmirenjohje te thelle, mendjemadhesi dhe mendjelehtesi, e njekohesisht, ndjesi te ngjashme kishin edhe te tjeret, ne fakt, shumica e miqve dhe te njohurve te mi, duke u kthyer paradoksalisht, brenda pak javesh nga nje njeri shume i kerkuar, per te vajtur e mbeshtetur shume kandidat gjate fushates elektorale, ne nje "dele te zeze" mbetur cepave te shkalleve te pallateve te kultures neper rrethe, ku me mblidheshin kalamajte, sic mblidheshin rrotull ne femijeri "Silves, ariut te famshem te cirkut te Tiranes", kur e nxirrte ne rruge Tajari, zbutesi i saj cigan, sepse s'me hapnin as dyert e konferencave te partise, per te treguar arsyet e kandidimit tim, ne prag te kongresit zgjedhor. U desh dashamiresia dhe kembengulja e Gramoz Rucit, Sekretar i Pergjithshem socialist aso kohe, gjithehere ne rolin e nje burri te urte, parimor dhe tolerant dhe asnje here pale ne sherret e kosheres socialiste, qe te hapeshin ato dyer e te mund te merreshin e te mund te merrja fjalen perballe sallash te acaruara ku instinktivisht e ku me porosi, ne te cilat u prezantova me realitetin e nje dhome idealistesh te heshtur, militantesh te flakte dhe interesaxhinjsh telendare te pushtetit te kohes, qe nga jashte me ishte dukur e lehte per t'u jetesuar e nga brenda nje sfide per te mbijetuar.

Per mua, ai hap ishte i vetvetishem, ne kushtet e pamundesise per ta vazhduar i paralizuar punen ne krye te Bashkise se Tiranes per shkak te aciditetit gerryes te marredhenieve me kryeministrin, e njeheresh kryetarin e Partise Socialiste, Fatos Nanon, i cili s'e fshihte me mllefin ndaj meje ne kufizimin e cdo gjeje qe mund ti kufizonte bashkise ligjerisht dhe financiarisht, e ne pamundesi te rrezikonte mandatin socialist te Tiranes dhe vet kuotat elektorale te partise duke me hequr arbitrarisht qafe nga lista e kandidateve vendore. Po e hodha ate hap edhe perfundimisht i bindur se me Fatosin ne krye, socialistet s'do te mund ta shmangnin disfaten qe u erdhi dy vite me vone, ashtu sic nuk mund ta conin dot para Shqiperine te prekur thelle sic ishin ne shtyllen kurrizore te qeverisjes nga virusi i nanoizmit, nje lloj parazitizmi brejtes, qe me precizion sarkastik Ismail Kadareja e quajti me vone politike pa atdhe.

Ai kongres, ku une mora vetem nje grusht votash, duke dale i treti nder tre kandidate, provoi katerciperisht bindjen time, dhe jo sepse humba vet, po sepse kryetari rifitoi duke humbur dhe ate qe kishte provokuar de facto materializimin e carjes se madhe te partise. Permes nje organizimi kongresual ku u vune ne rresht drejtore te medhenj e nepunes te administrates shteterore nga gjithe Shqiperia dhe ku u vetequajt zog vetmitar, qe cante qiellin mes furtunave armiqesore, Fatosi pershkroi me mire se kritiku i tij me dashakeq gjendjen e tij te arratise nga realiteti dhe shkeputja fatale te qeverisjes socialiste nga njerezit punet, problemet e shumta te Shqiperise. Por, sic kam nenvizuar edhe me pare, historia e zhvillimeve te Partise Socialiste, edhe pse interferon natyrshem ne rrefimin tim, nuk eshte objekti i ketij libri.

Foto nudo

Diku nga fundi i gushtit 2006, ne tetor, kur do te mbaheshin zgjedhjet vendore, me erdhi nje sms kercenuese, qe ndryshe nga plot te tilla qe kane hyre ne celularin tim gjate gjithe viteve ne arene, me beri pershtypje sepse kishte nje permbajtje disi tjeter, nje lloj presioni mafioz, ku me thuhej ne thelb se duhej te negocioja per materiale komprometuese, permbajtjen e sakte nuk e kam parasysh se s'i ruaj mesazhet ne telefon.

I rashe mbrapsht numrit dhe ishte i mbyllur. E njejta gje u perserit ndoca dite me pas, duke me thene pakashume se po te mos nxitoja te paguaja, duhet te harroja voten e qytetareve te Tiranes, pasi te dilnin ne shesh ato materiale. I rashe perseri numrit, s'ishte i njejti i dite se pare, dhe nga ana tjeter m'u pergjigj nje ze i vargut burri, te cilin se lashe fliste po i thashe me ton te forte se mua s'kishte material ne bote te me merrte peng, dhe ne vend qyq te guxonte te me bezdiste prape, kete c'eshte e verteta e nenvizova me shume me teper brutalitet se c'shpreh ketu me fjalen bezdi, duhej t'i nxirrte ato qe kishte nje ore e me pare, mu te sheshi "Skenderbej" po te donte. "Madje nese nuk gjen dot nje stende i thashe, "ta jap une bashke me vendin para bashkise qe do ta paguaj vete dhe t'i varesh e t'i shohin te gjithe sa dite te duash mor maskara!" As se kisha idene se cfare mund te ishin duke sajuar, po ndieja dicka, intuita me thoshte s dic kishte, pavaresisht se s'kisha as merakun me te vogel per cfaredoqofte mund te lidhej me punen e me mua personalisht, sepse ne gjithcka kam bere ne kete jete deri me sot, mund t'u kem hyre te tjereve ne hak padashje, ndodh ne nxehje e siper, ndodh ne pune e siper, ndodh edhe pa e kuptuar se s'ke c'i ben, po asnjehere nuk i kam bere keq kujdoqofte duke u nisur me qellimin per te bere keq. Punen jo e jo. Megjithate nje shije e keqe me mbeti kur, pa dashur ta degjoja ate horr, kapa teksa flisja me ze te ngritur fort se "do te patakseshin te gjitha grate e botes me mua" kur te dilnin ato materiale, dhe nisi te bridhte mendja nja dy dite per te gjetur ndonje kuptim te atyre fjaleve kercenuese, duke u rremuar te kerkoja ne kohet e shkuar te jetes sime prej shpirti te lire te nje njeriu te dhene pas transgresioneve dhe provokacioneve, sidomos ne Akademine e Arteve, ku thyerja e tabuve ne art e ne jeten sociale ka qene prirja ime natyrale qe student e deri diten qe u largova nga ai mjedis. Akademia ishte ne te rite e mi vendi i ngasjeve te lirise se brendshme qe kerkonte shtigje per te dale ne mexhlisin e rrethuar me murin hijerende te tabuve te ideologjise te ngritur para syve tane permes metodes se Socializmit Realist, dhe s'qe e rastit qe aty u shfaqen format e para te rebelimit ndaj regjimit komunist, fillimisht ne trajten e tentativave per ta kapercyer ate mur duke hapur kanale komunikimi me boten matane nepermjet thyerjes se kornizes se hekurt te metodes, futjes neper klasa te librave te artit te ndaluar boteror e diskutimeve te zjarrta qe shkrinin telat dhembac te parimeve sterkufizuese socrealiste, zhveshjes se modeleve nudo qe pozonin me rroba banje qysh nga flama e Pleniumit IV, shoqerizimit antikomunist neper party me muzike te degjeneruar e te folura haptazi antiparti, e sidomos nxjerrjes se pakenaqesive me provokime te pareshtura ne cdo ore mesimi, neper takime e mbledhje kolektivi qe ne fund u kthyen ne vatra proteste, per te vijuar pas shembjes se murit me "Refleksionet" e famshme e me krijimin e nje jete artistike e sociale krejt " te shthurur" ne hapesiren e ethshme te lirise se fituar me ne fund, shpirterisht, menderisht, trupesisht. E asgje qe mund te patakste megjithate grate e botes ne Shqiperine e vitit 2006 s'me ra ndermend, derisa nje dite, kohe me vone, po para zgjedhjeve gjithsesi, ato zgjedhje u shtyne ne shkurt per shkak se s'pranuam te humbim ne ato pa u zgjidhur problemi i madh i certifikatave te falsifikueshme, m'u kujtuan fotot e bera nudo ne nje plazh natyristesh ne France. I rremujshem sic kam qene gjithnje me sendet e mia, rrobat, pikturat, librat, korrespondencat, ne kushtet e nje menyre jetese pa shtepi fikse, me pelqente pa mase te jetoja me idene se shtepia ime ishte trupi im dhe, qyshse e lashe vatren prinderore per te qene plotesisht i lire ne orare ene levizje, s'ka asnje vend ku te mos kem lene pa sendet e mia, qofte ketu e qofte vendeve jashte shtetit ku kam bredhur neper Europe per te jetuar lirine, pavaresisht se kam jetuar pak jave, disa muaj ose disa vjet, e kesisoj jo vetem s'i gjeta ato foto aty ku rrija, po s'e gjeja dot as ku mund ti kisha lene. Shume me vone jam kujtuar se i kisha harruar ne nje bagazh makine, brenda nje kutie dhe makina qe kishte vazhduar jeten e vet pa mua, ka rene me tutje ne duart qe pastaj i kane kaluar te shantazhuesit. E kam nje ide sesi eshte perzier ne kete histori nje politikan shume i interesuar per humbjen tim ne ato zgjedhje, por ne mungese provash ajo mbetet vetem hamendje pa te drejte publikimi. Megjithate, ideja se mund te behej fjale per ato foto nuk me tronditi, sigurisht s'me vinte aspak mire, se s'kisha dale lakuriq ne plazh per te me pare tere Shqiperia cullak ne fotografi, por thelle-thelle ndieja qe s'kishte pse shqiptaret te patakseshin nga dicka krejt e pafajshme, plotesisht private, pa asnje lidhje kohore apo permbajtesosre me detyren per te cilen me kishin votuar e as me kohen e ushtrimit te funksioneve te mia publike, kur, me te dashuren time, njerez te lire te botes se lire, kishim shkuar me pushime ne nje nga plot fshatrat turistik te Europes, ku behet plazh nudo e ku nje gje e tille jo vetem s'cudit kend, po kur je aty te ben pershtypje pikerisht sepse s'te ben asnje cudi. Sigurisht qe sot s'do te beja te njejten gje, s'jam me ai e eshte nje kohe tjeter, me endrra e angazhime te tjera per mua, ato kohe te paperseritshme rinie te ndare mes diktatures dhe lirise ishin te mbushura me etjen e pafundme per lirine e mohuar per vite te tera, me kuriozitetin e paepur per te pare e prekur nga afer permasat e panjohura te botes se lire, me endjen e madhe per te zbuluar vende e realitete te pazakonta per ne qe dilnim nga bunkeri i jetes se oklaisur te diktatures e me te shijuarit deri ne fund te faktit te thjeshte se s'kishim asokohe asnje llogari per t'i dhene askujt pervec Zotit, i cili s'kishte arsye te merzitej me ne duke na pare sic na kishte lindur, e njeri-tjetrit qe s'kishim pse i kerkonim llogari pse e shihnim ne diell, det e rere, sic e kishte bere Zoti. Por se mohoj dot se kur Vali Bizhga, bashkepunetorja ime e afert dhe mikja ime e shtrenjte, qe ka qene per mua nje mbeshtetese e pacmueshme morale e intelektuale ne cdo ore te veshtire qyshse m'u bashkua si nenkryetare bashkie ne janarin e vitit 2003, me pas drejtore e kabinetit tim dhe pergjegjese e palodhur e asaj fushate, me mori per te me thene se kishte nje zarf me permbajtje shqetesuese ne dore e nuk me thoshte dot me shume ne telefon, ishte kulmi i fushates, nisi te me ngrihej nje tension i brendshem dhe te me fillonte ankthi i te panjohures per menyren se si do te reagonte opinioni publik. "S'eshte puna c'mendoj une', tha Vali pa e fshehur dot turbulliren nga fytyra e saj gjithnje transparente; kur u ktheva ne zyrat e shtabit e pashe mbi tavoline pikerisht ate qe mendoja, dy foto te futura ne nje zarf anonim te hedhur ne kutine time postare ne hyrje te bashkise, "po c'do te mendojne njerezit e zakonshem qe na votojne pasi t'i shohin dhe te degjojne edhe turbullirat e ketyre maskarenjve qe shkojne deri ketu!". "Val", i thashe, "nese ti s'mendon keq, pse duhet te mendojne keq njerezit e zakonshem qe na votojne, s'jane aspak budallenj e te paditur qe te bien pre e kesaj maskarade!?" dhe vertet, fakti qe Vali mirekuptonte kontekstin e atyre pamjeve te fiksuara ne aparat ne kohe krejt te tjera, me lehtesoi disi, po aspak mjaftueshem per te fjetur ate nate. Gjithsesi, mendjen e kisha te ndare, s'do te mohoja asgje, s'do t'i bishtnoja ne asnje forme se vertetes, do ta thosha mu sic ishte dhe pike. Revolta e brendshme qe presionin mafioz ku Saliu ishte perfshire si nje burre i pafytyre, pa miratimin e tij ato foto nuk dilnin kurre ne ekranet e pasqyrat e fushates, i cili prej lakuriqesise se trupit tim ne plazh dhjete e kusur vjete me pare, kujtonte se mund ta mbyste zogun qe i kishte rene me ne fund ne dore, duke fshehur me hipokrizine e vet proverbiale perversitetin e kushedi satenher te te tij e te te tijve, njesoj si ne kohet e vjetra kur luftonte mbledhjeve te partise me shfaqjet e huaja, ne emer te normave antinjerezore te moralit komunist, me bente edhe me te vendosur per t'i dale balle per balle, hapur, se keqes qe donte te me bente. Po s'ishte, e perseris, as nje fjale goje dhe as nje ceshtje e lehte ne kushtet kur dyshimi per perceptimin e opinionit publik, per vete momentin shume delikat, s'kishte se si mos te merrte frymen. Edhe pa fotot, qe u bene qershia mbi torte, ajo e mandatit te trete per Tiranen ishte nje fushate e veshtire, e ngaterruar, e renduar per mua me peshen e madhe e te te qenurit njekohesisht edhe ne detyren e liderit te opozites,qe me detyronte te shkoja kudo neper Shqiperi, megjithese bashkimi i te gjitha forcave opozitare ishte arritur me ne fund dhe LSI-ja e Ilir Metes, ne ate kohe ende e bashkuar brenda vetes ne nje vije qartesisht opozitare dhe e pakompromentuar se jashtmi me flirtin mashtrues me Saliun, kishte nje peshe shume me te rendesishme se c'ka sot ne skakieren politike. Ishte, tekefundit, pjese e jona, e opozites se qendres se majte, madje pjesa me radikale e saj ne kuptimin shqiptar te kesaj fjale dhe kjo e lehtesonte rrugen e betejes. Iliri vete, gjithnje mes frikerave, dyshimeve, ngurrimeve, deshires infantile per ta pare PS-ne te zvogelohej e te behej LSI dhe LSI-ne te zmadhohej e te behej PS, pasi dha e mori ca kohe duke u luhatur ne dallget e mendjes se tij qe herepashere e mbyste gjithe ate djale masiv ne nje luge uje, derisa e zhyti fare duke e katandisur ne rezerve dhjami per dimrin e pushtetit te Saliut dy vjet me vone, u fut ne fushate me te gjitha forcat dhe luajti nje rol te pamohueshem per fitoren tone ne qytetet e medha, perfshire edhe Tiranen, sigurisht. Kandidati i Saliut, Sokol Olldashi u be gazi i botes ne ate fushate me akuzat, shpifjet e dokrrat e tij per qytetin, qe e kthyen Eduard Shalsin, nenkryetarin e Bashkise se Tiranes, ne rivalin real tijin, i cili deri ne fund ia doli ta bente qesharak ne syte e opinionit, sic ishte ne te vertete me c'bente e c'thoshte. Por e keqja ishte se Sokoli kishte nje hije te rreme force, qe e kishte krijuar si minister i Brendshem me prangosje te disa prototipave te kriminalitetit shqiptar, qe Saliu i quante eksponentet e bandave me te rrezikshme te botes, hije qe e kishte mbjelle ne opozite para ministerllekut me fitoren ne Shijak kunder nje ministri socialist, Agron Dukes, qe sipas Saliut gjithnje, perfaqesonte klanin e zi te Zemunit, droge, kontrabande, prostitucion e cdo te zeze qe rridhte nga gabzherri i ngjirur i kryeopozitarit demokratik. Asaj hijeje force e misteri ndikues ia shtonin me ane tjeter peshen iluzive dhe lidhjet e njohura te ministrit qysh nga fushata e Shijakut me lloj-lloj kriminelesh ordinere e te fortesh e lloj-lloj gjemave dhe bemave ordinere, qe historikisht kane lidhur epiken folklorike antikrim dhe antikorrupsion te Saliut me realitetin e labirinteve te krimit e te hajduterise ne Shqiperi, te cilat e kishin nje dalje jo dhe aq te fshehte ne zyren e Doktorit. Kjo beri qe atij fare kandidati t'i mblidhej para e madhe per fushaten nga te gjithe trembuesit e te tredhurit prej forces abuzive te pushtetit dhe qofte e beteja e reklamave ne rruge e ekrane te behej thellesisht e pabarabarte, qofte beteja per mbrojtjen e votes nga lukunia e hajduteve te bere bashke per ta vjedhur ate te behej vendimtare, per me teper kur edhe listat ishin hukubet, dokumentet e identifikimit krejt primitive, fuqia e korrupsionit e pandehur ndonjehere me pare. Megjithate, e gjithe perpjekja e madhe qe u be nga ana e tyre, perfshire edhe nxjerrjen e turpshme te fotove nudo javen e fundit, si per te me dhene goditjen perfundimtare, rezultoi nje tullumbace gjigante qe u zhbe si flluske sapuni, fitorja ishte e plote, e qarte, pa asnje shteg per Saliun dhe pamjet e mia cullak i vune asaj vulen, duke e thelluar me vota te pavendosurish e te rinjsh qe kompensuan vjedhjet ne nje numer qendrash votimi. Thuajse te gjithe ata me te cilet arrita te flisja gjate gjithe dites se daljes se fotove, disa shmangeshin mbase pa ditur c'te thoshin, me thoshin ne menyra te ndryshme t'i mohoja ose mermerisnin te hutuar, pa mundur te me inkurajonin te pohoja autenticitetin e tyre. "Thuaj eshte montazh" kembenguli disa here Iliri qe ishte sinqerisht i shqetesuar e u shqetesua edhe me shume kur kuptoi se s'behej fjale per te mohuar gje, te vetmit nder te politikes qe mbaj mend plotesisht ne nje mendje me mua madje te pasikletosur hicfare ishin Erjon Bracja qe qeshte me lot dh thoshte "Mbaroi kjo pune, do jete e thelle!" dhe Ben Blushi qe me tha "Do t'iu kthehet bumerang", ndersa Pandi, Majko atehere Sekretar i Pergjithshem i PS-se, qe mbulonte fushaten ne zona ku une s'shkoja dot per shkak te kohes, u mbyll i bykosur nga sekelldia ne shtepi ate dite dhe komunikoi vetem me nenen time, e cila merret lehte me mend, ishte e sekelldisur. Mua vete, sic, ta thashe zemra me thoshte gjithcka eshte ne rregull, kurse mendja me sorollati ne nje labirinth te lodhshem hamendesimesh deri ne fund te dites. E kam si tani para syve ne buzedarken e asaj dite, kur dola me ne fund i lehtesuar nga salla e diskos "Venue", aty ku qelloi takimi i programuar kohe me pare e ku tregova te verteten time acik perpara nje turme te rinjsh e te rejash, jo pa siklet te them te drejten, isha si ne ethet e nje provimi aspak te lehte, nje gjimnazist te mbeshtetur ne mur me xhupin e skuadres legjendare te bejsbollit Red Socks e me duart ne xhepat e bluxhinseve te rrjepura qe me tha sikur te kishte hequr nje hall te madh, "Ah mor plak sa frike kom pas sot se po na zhgenje e po na thu s'jom une ai qe kan qit lakuriq gazetat! Hallall plako, s'ka mo Pereni qe t'rref ket t'diele".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›