PS, Asambleja, te rinjte dhe te larguarit
Pese dite pas mbajtjes se votimit, Partia Socialiste ka publikuar dje listen e anetareve te zgjedhur te Asamblese Kombetare. Ne 120 emrat, qe do te jete pjese e nje prej forumeve me te larta, bien ne sy mungesa e nje sere emrash, qe kane pasur funksione ne seline roze. Me votimin e anetareve te asamblese, drejtuesit e selise roze duket se kane faktuar largimin nga kryesia te Edlira Haxhiymerit, Eva Allushit dhe Saemira Pino. Nderkohe qe ne liste mungojne dhe Ermira Danaj, Silva Bino, Albert Cakoni, Auron Tare, Saimir Lacej. Po ashtu, jashte liste ka mbetur dhe nje prej ish-ministrave te qeverive te PS-se, Viktor Doda, kandidimi i te cilit u prezantua nga drejtuesit e selise roze, si rikthim i personave qe kane kontribute ne seline roze. Deputeti socialist, Besnik Baraj, tha dje se lista synon nje perfaqesim sa me dinjitoz te vlerave te PS-se. "Pas nje Kongresi te shkelqyer dhe nje procesi votimi me nje kuote 30% per grate dhe vajzat delegate, jam para jush per te shpallur listen e re te Asamblese Kombetare. Falenderojme te gjithe delegatet qe qendruan ne radhe te gjata, deri vone, per te shprehur vullnetin me vote", tha Baraj. Ai ka justifikuar dhe vonesen e daljes se rezultatit, duke u shprehur se procedura ishte shume e gjate, per shkak te numrit te madh te kandidateve. "Duhet nenvizuar se numerimi ishte disi i ngadalte per shkak se cdo votues eshte shprehur per 189 individe, 128 kandidate burra dhe 61 kandidate gra. Numeruesit punuan vullnetarisht me dy turne dhe u shprehim mirenjohjen per detyren e veshtire qe kryen", tha dje Baraj. Nderkohe qe mes emrave te rinj te asamblese bie ne sy ish-prokurori i pergjithshem, Theodhori Sollaku, Fiqiri Xhibri, Arber Mazniku, Termet Peci, Adriatik Zotka, Adriatik Zotka, Dritan Hila, dhe Krenar Cankollari. Pas zgjedhjes se anetareve, pritet dhe konstituimi i asamblese dhe zgjedhja e kryetarit te saj, posti i cilit mbahet aktualisht, nga Gramoz Ruci. Nderkohe qe pjesa me e rendesishme lidhet me zgjedhjen e Kryesise se re te Partise, ku tre prej anetareve te saj jane perjashtuar qe me zgjedhjen e asamblese. Pritet qe asambleja te vendose dhe per perfaqesuesit e Mendimit Ndryshe, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Kastriot Islami.
PD: Rama klonoi udheheqjen e PS
Partia Demokratike ka reaguar dje per Asamblene Kombetare te Partise Socialiste, duke e cilesuar perberjen e saj, si klonimin e Komitetit Qendror te Partise Socialiste. Ne nje deklarate per mediat, selia blu permend edhe disa prej emrave qe jane rikthyer ne seline roze. "Cdo njeri e ka te qarte se ky nuk ishte numerim, por thjesht klonim i udheheqjes se re te PS-se, ne radhet e se ciles shkelqejne si zift i lare, mamuti i korrupsionit Caci, apo banania e partise, arketari i protestave te Rames, qe shperndante para kamerave parate per mitingashet, por qe gjysmen e mbante, si taksen e Rames per partine dhe se fundmi, nje yll tjeter qe nxin, Sollaku i korrupsionit qe mbylli dosjet e Rames dhe jo vetem te tij, por te te gjithe nomenklatures se kleptokracise se PS-se", thuhet ne reagimin e PD-se. Nga ana tjeter, PD-ja ndalet edhe ne proceduren e ndjekur nga selia roze per numerimin e 1500 votave. "Edi Rama shenoi nje rekord te ri ne historine boterore te numerimit te votave dhe klonimit te anetareve te Komitetit Qendror te PS-se. Per numerimin e votave te 1500 delegateve, klonare te tij, zotit Rama iu deshen 5 dite dhe 5 net apo 120 ore. Ky, te dashur e te nderuar qytetare, ishte klonimi, rilindja e vertete e Partise Socialiste me yjet e reja, Caci, Xibri dhe Sollaku, ne udheheqjen e re te saj", thuhet ne deklaraten e PD-se.