Berisha: Rama po kurbanizon shqiptaret
Vizita ne Maqedoni dhe 100-vjetori i Pavaresise se Shqiperise, kane qene dy temat kryesore, mbi te cilat ka diskutuar dje kryeministri Berisha ne mbledhjen e qeverise. Pasi ka bere nje permbledhje te vizites se suksesshme ne Maqedoni dhe takimeve me zyrtaret e larte, Berisha tha se opozita ne Maqedoni mbeshtet reformat integruese te vendit te tij, por nje gje e tille, nuk ndodh me opoziten tone ketu. "Kur po flisja me liderin e opozites ne Maqedoni, Branko Crvenkovski,- tha kryeministri Berisha,- mendja me shkonte ketu tek opozita jone, sesi t'ia bej kryetarit te PS-se, se si nuk mund te bllokohet dhe perdoret pushteti, pavaresisht nga kundershtite qe ke me rivalin tend, per te ndeshkuar qytetaret e Shqiperise". Duke iu adresuar Rames, Berisha tha: "Nuk mundesh kurre te viktimizosh femijet, burrat dhe grate e ketij vendi se pse humb vete, se te kap sindroma posesive e "Kurbanit" dhe do te kurbanizosh interesat me jetike te vendit e shqiptareve". Me pas, kreu i qeverise ka vleresuar si te rendesishme viziten ne Maqedoni, ku eshte takuar me zyrtare me te larte te vendit, si kryeministrin, kryetarin e parlamentit, presidentin dhe drejtuesit e forcave kryesore politike ne vend. Ndersa eshte mrekulluar nga pritja fantastike qe i kishin rezervuar qytetaret e Tetoves dhe ka falenderuar Institutin Demokratik per Zhvillim, per dhenien e cmimit te Lidershipit.
100-vjetori Pavaresise
Nje tjeter ceshtje e rendesishme, tek e cila eshte ndalur gjate kryeministri Berisha ne mbledhjen e qeverise, ka qene 100-vjetori i Pavaresise se Shqiperise. Kryeministri ka folur gjeresisht per organizimin e veprimtarive festive per kete date. Lidhur me keto kremtime, Keshilli i Ministrave miratoi dje edhe dy vendime te propozuara nga kryeministri Berisha, vendimin "Per shpalljen e vitit te 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise" dhe vendimin "Per krijimin e komisionit shteteror per organizimin e veprimtarive festive per "Vitin e 100 - vjetorit te Pavaresise se Shqiperise". Duke e cilesuar kete pervjetor si ngjarjen me te rendesishme ne historine e kombit shqiptar, Berisha u shpreh se duhet ta organizojme kete feste per shqiptaret kudo qe jane, ne te kater anet e botes, sepse pavaresia ishte vepra me madhore e mbare kombit shqiptar.
Kryeministri tha se duhet te hapet menjehere konkursi per monumentin e pavaresise ne 100-vjetorin e saj. "Qeveria do te mobilizoje te gjitha burimet qe ai monument te perfundoje me 28 nentor. Eshte vendosur qe ne kete kuader te nise ndertimi i Parlamentit dhe i stadiumit, dy projekte keto, per te cilat qeveria qendron plotesisht dhe natyrisht, brenda te gjitha procedurave ligjore me solide. Vepra me e madhe e ketij 4-vjecari, tuneli Tirane-Elbasan, eshte nje tjeter monument, deshmi e Shqiperise 100-vjecare. Te gjitha projektet dixhitale, Shqiperia dixhitale duhet te jete Shqiperia 100-vjecare", u shpreh Kryeministri.