E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, OSBE: Vepra, jo vetem fjale Rozeta Rapushi

Deklaratat dhe angazhimet vetem me fjale, te forcave politike per realizimin e reformave, duket se kane lodhur kete here edhe nderkombetaret. Ne nje reagim publik, ambasadori i prezences se OSBE-se, Eugen Uollfarth, tha dje se pavaresisht fjaleve, forcat politike nuk kane nisur nga puna me realizimin e reformes zgjedhore. Duke nxjerre keshtu ne pah, mungesen e angazhimit per veprime konkrete. "Verej se procesi i reformes zgjedhore ende nuk ka marre udhe plotesisht. Tani eshte koha qe t'i hiqet nje vije te shkuares, ne interes te te gjithe qytetareve shqiptare. Tani eshte koha qe partite politike te mbajne fjalen, me veprime te verteta dhe konkrete", u shpreh publikisht diplomati, duke kritikuar keshtu qendrimin e forcave politike, vetem ne kuader te fjaleve dhe jo ne ndermarrjen e veprave. Uollfarth beri te qarte se Shqiperia ka nevoje urgjente per nje reforme zgjedhore. Dhe kjo kerkese nuk behet per te paren here, sidomos pas zgjedhjeve lokale te 8 majit. Perkundrazi, u theksua me teper, pasi ne perfundim te ketyre zgjedhjeve, OSBE/ODIHR-i kompletuan edhe rekomandimet e tyre si per zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe ato lokale, duke e cuar ne 52 numrin e rekomandimeve. "Shqiperia ka nevoje urgjente per nje reforme zgjedhore. Komisioni duhet te ngrihet sa me shpejt. I pergezoj te gjitha palet per nivelin e dialogut nderpartiak qe eshte zhvilluar ditet e fundit. Tani i nxis te gjithe te bejne edhe ate hap te mbetur, ne menyre qe procesi i reformes zgjedhore te mund te filloje, me ne fund", thekson diplomati. Ai beri te qarte se tashme partite politike duhet te synojne miratimin e ndryshimeve te nevojshme ligjore per te pasqyruar rekomandimet perkatese te Zyres se OSBE-se, per Institucione Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), si dhe standarde te tjera nderkombetare per zgjedhje demokratike. Duke theksuar faktin se prezenca e OSBE-se mbetet e gatshme te jape kontributin e saj ne procesin e reformes zgjedhore. Reagimi i qarte dhe i prere i Uollfarth, vjen ne nje kohe kur ne skenen politike nuk ka ende nje pakt per ngritjen e komisionit te posacem per reformen zgjedhore. Ndonese palet prej kohesh kane caktuar negociatoret perkates, me sa duket negociatat e tyre nuk kane arritur ate faze suksesi, sa te miratohet ne Kuvend ngritja e komisionit dhe nisja nga puna me reformen zgjedhore. Kjo pune nuk po nis, edhe pse OSBE/ODIHR-i i kane gati rekomandimet se si duhet te permiresohet ligji i zgjedhjeve ne Shqiperi, por nga ana tjeter, edhe pse Komisioni i Venecias, kohe me pare, e kerkoi si emergjence nje gje te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›