E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat,Meta apel qytetarëve

Tiranë -Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka aplikuar sot për kartë identiteti së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, ku u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për mjete të tilla. “Qeveria shqiptare të subvencionojë në maksimumin e mundshëm të gjithë ato shtresa të shoqërisë dhe të popullsisë sonë, që janë në gjendje të rënduar ekonomike për shkak të të ardhurave fare të pakta dhe të rritjes së kostos së jetesës”-theksoi Meta.

Kreu i LSI-së, ka kërkuar nga komisioni i përbashkët parlamentar PD-PS për çështjen e zgjedhjeve, të propozojë zgjidhje sa më efektive në drejtim të motivimit të gjithë shtetasve që ky proces të kurorëzohet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›