E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, në zgjedhje garon edhe shqiptari Anagnosti: Jam nga Epiri i Veriut

ATHINE - Aleksandri Anagnosti është emri i kandidatit më të ri të “Nea Demokratia”, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 6 maj në shtetin fqinj, Greqi. 

36-vjeçari Anagnosti është lindur në fshatin Livadhja të Sarandës dhe prej shumë vitesh është zhvendosur në Greqi së bashku me familjen e tij, kjo dhe për faktin se janë minoritarë grekë.

Aleksandri Anagnosti është i treti në listën e kandidatëve për zonën e Athinës dhe në bazë të sondazheve të kryera deri më tani, ka shanse të mëdha që të jetë deputeti i ardhshëm i “Nea Demokratia” në parlamentin grek. 

Edhe pse Anagnosti ka lindur në Shqipëri, në profilin e tij në Facebook, të hapur për të mbledhur sa më shumë mbështetës, shkruhet se ka lindur në vitin 1976 në fshatin Sarandë, Epiri i Veriut. 

(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare) 

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›